9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Rahovec:Nxënësit përshëndesin shokët e klasës të cilët po braktisin Kosovën për Gjermaninë

Po i përshëndesin dorë me dorë shokët e shoqet e klasës.

Kjo pasi ata nuk do të shihen më në shkollën “Lidhja e Prizrenit’ ku mësuan bashkë çdo ditë.

Tre nxënës të kësaj shkolle fillore të fshatit Opterushë të Komunës së Rahovecit janë përshëndetur me shokë e me mësuesit e tyre, pasi po largohen nga Kosova, transmeton Indeksonline.

Ata se bashku me familjet e tyre po largohen nga vendlindja për një jetë më të mirë në Gjermani.

Perspektiva jo e mirë ekonomike, mirëqenia e dobët sociale e shumë faktorë të tjerë ka bërë që shumë familjen të largohen nga vendi për në shtetet e BE-së.

Edhe të premten e kaluar, tre nxënës u larguan nga një shkollë e Prizrenit.

Të tilla largime ka pothuajse çdo ditë, çka edhe ka një rënie të numrit të nxënësve nëpër shkolla në përgjithësi.

Më Shumë

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Real Madrid e mposht Barcelonën, blindon kreun e La Liga-s

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s. Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që...

Lajmet e Fundit