11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Rajoni i Prizrenit me masa parandaluese ndaj etheve hemorragjike

Autoritetet lokale në rajonin e Prizrenit kanë bërë të ditur se janë përgatitur për fillimin e fushatave të vetëdijesimit si masë parandaluese kundër Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), derisa në Malishevë ka filluar edhe mobilizimi i stafit shëndetësor për periudhën e thumbimeve nga rriqrat.

Sipas tyre, në këtë drejtim do të merren parasysh edhe kërkesat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, që ditë më parë ka bërë thirrje për kujdes nga pickimet e rriqrave, të cilët bartin virusin e EHKK, shkruan sot “Koha Ditore”.

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se ka filluar realizimin e masave që janë në kompetencë të saj lidhur me këtë çështje, derisa Komuna e Suharekës ka pohuar se pas thirrjes së IKSHP-së do të zbatojë masat për parandalimin e EHKK-së ngjashëm sikurse viteve të kaluara.

IKSHP-ja u ka bërë thirrje qytetarëve të komunave të ndryshme që të kenë kujdes nga pickimet e rriqrave.

Ky institut ka theksuar se po e përcjell vazhdimisht situatën epidemiologjike me EHKK në të gjitha vatrat e infeksionit dhe se bashkë me mjekët dhe punëtorët shëndetësorë të qendrave kryesore të mjekësisë familjare në Malishevë, Rahovec, Klinë, Suharekë, Gjakovë edhe sivjet do të vazhdojnë mbikëqyrjen dhe hulumtimin epidemiologjik të të gjitha vatrave, përfshirë këtu edhe vatrat endemike të komunave fqinje: Lipjan, Drenas, Skënderaj, Prizren, Dragash

Më Shumë

Lajmet e Fundit