11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ramadan Muja: Bosët po i sjellin lypsët në Prizren

Elez H. nga Kukësi i Shqipërisë, çdo ditë kërkon lëmoshë nga qytetarët në Prizren. Ai është i kënaqur me solidaritetin e qytetarëve .

”Çdo ditë dal me lypë. Jam shumë i kënaqur me solidaritetin e qytetarëve të Prizrenit”, shprehet ai.
Elezi tregon se për të kërkuar lëmoshë, udhëton nga Kukësi në Prizren. Ai thotë se me këtë “profesion”, merret që pesë vjet.

”Që pesë vjet lypi nëpër rrugë. Në Shqipëri nuk ka punë, kurse qytetarët pak janë solidar. Këtu është më mirë. Fitimi është më i madh”, tregon ai, shkruan PrizrenPress.

Lypsët në kërkim të lëmoshës i shqetësojnë qytetarët, sidomos kur janë ulur në lokale. Policia e Kosovës, ndërkaq disa herë ka marrë aksion për largimin e tyre.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, për herë të parë ka folur për lypësit . Ai thotë se lypësit që kërkojnë lëmoshë janë nga Shqipëria.

“Lyps ka në Prizren, por ata janë nga Shqipëria”, shprehet Muja.

Ai tregon se për këtë cështje ka biseduar edhe me policinë.

“Ata vijnë në mënyrë të organizuar me kombi. Kemi diskutuar me policin dhe kemi marrë vendim që të mos i lejojmë të hyjnë në Prizren”, thotë Muja. Sipas tij, policia është treguar aktive në ndalimin e tyre.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir berisha, ndërkaq kërkon nga qytetarët që të mos tregohen solidar ndaj lypësve, të cilët vijnë nga Shqipëria.

“Ata në këtë mënyrë përfitojnë shuma të mëdha të parave”, tha Berisha.

Sipas tij, qytetarët mund t’i largojnë lypët nga qyteti i Prizrenit, vetëm nëse nuk tregohen solidar.
“Ata largohen nëse nuk fitojnë asgjë. Prandaj, ne kërkojmë nga qytetarët që të mos tregohen dorëlirë me lypsët”, tha Berisha/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe demoluar...

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Lajmet e Fundit