9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Ramadan Muja nuk ka kërkuar dorëheqjen time

Emri i drejtorit të Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Mensur Bytyçi, është përmendur në një raport të Inteligjencës së Njësisë kundër terrorizmit në Policinë e Kosovës, ku janë dhënë përshkrime mbi organizatat që dyshohet se kanë lidhje me ekstremizmin fetar e që kanë vepruar dhe veprojnë në Kosovë.Zyrtari i lartë komunal, sipas këtij raporti, është bashkëpunëtor i organizatës “Kur’an”, bashkë me disa persona të tjerë, në mesin e të cilëve është edhe një zyrtar tjetër i Komunës së Prizrenit.Vetëm se në raport Bytyçi figuron si pronar i librarisë “Pena”.Lidhur me këtë çështje, Bytyçi ka mohuar të ketë lidhje me ekstremistët islamikë apo organizatat terroriste.

”Nuk jam bashkëpunëtor i askujt, por vetëm i Kosovës dhe i shqiptarisë. Kam qenë shërbëtor i denjë për pavarësinë e Kosovës, dhe këtë e kam dëshmuar me vepra”, ka thënë Bytyçi në një prononcim për Televizionin e Prizrenit.

Ai thotë se për tërë veprimtarinë e tij jetësore të deritanishme janë në dijeni të gjithë ata që bashkëpunuan me të në shumë sfera të jetës.Drejtori Bytyçi, thotë më tej se sot gjatë mbledhjes së qeverisë lokale që mbahet para mbledhjes së Kolegjiumit të Drejtorëve, kjo çështje është diskutuar në prani të kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, por thotë ai, nuk është kërkuar që unë të jap dorëheqje.

Ai thotë se kjo çështje ka të bëjë me një kampanjë të pashembullt për diskreditim të tij personal dhe familjar, dhe kjo gjë thotë ai më tej bëhet qëllimshëm nga dikush duke mos përmendur emra konkret , sepse sipas tij po i pengojnë angazhimet e mia të suksesshme në drejtorinë komunale të cilën jam duke e udhëhequr, thotë ai.Drejtori Bytyçi, thotë se për të gjitha çështje që mund të iniciohen nga organe të ndryshme, ai është i hapur të bashkëpunojë me to..

Më Shumë

Totaj pret U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të ASK’së, diskutojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati. Siç bëhet e...

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit