16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Ramadan Muja nuk i merr parasysh propozimet e Vetëvendosjes !

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja nuk i ka marrë parasysh 20 kërkesat që asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje! kanë propozuar për buxhetin 2015-2017.

Asamblisti i VV-së, Artan Abrashi thotë se mospërfshirja e 20 propozimeve të VV-së tregon se Qeveria e Mujës është kundër zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve të Prizrenit.

“Ky planifikim buxhetor paraqet antizhvillim! Përpos mungesës së vizionit në planifikim, me mos përfshirjen e 20 propozimeve tona, qeverisja Muja po dëshmon se edhe me tej qëndron kundër zhvillimit ekonomik dhe kundër mirëqenies se qytetareve”, thotë Abrashi për PrizrenPress.

“Pa kërkesat tona, ai planifikim nuk është gjë tjetër përpos dokument që garanton varfëri, deri ne vitin 2017, dhe kjo gjë është për t’u brengosur seriozisht”, shprehet Abrashi.

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren në fillim të këtij muaji ka pranuar draft-dokumentin e planifikimit buxhetor të Komunës së Prizrenit për vitin 2015-2017.

Grupi Parlamentar i VV-së, pas analizave dhe shqyrtimeve që ka bërë, konsideron se planifikimi në formën që na është paraqitur, nuk është në dobi të mirëqenës, interesit dhe zhvillimit të Komunës së Prizrenit.

“Rrjedhimisht, ky dokument nuk paraqet gjë tjetër përpos antizhvillim. Po i përkthyem ato shifra në fjalë, ky planifikim na del vetëm beton, asfalt dhe kubëza”.

“Duke i parë mangësitë e shumta dhe mospërfshirjen e shumë çështjeve ekzistenciale për Komunën tonë, për hir të interesit publik dhe përkushtimit tonë ndaj mirëqenies se qytetarëve dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm të Komunës së Prizrenit, ne grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ekzekutivit komunal ia kemi parashtruar këtë dokument me 20 kërkesa, propozime dhe sugjerime që konsiderojmë se janë të domosdoshme për përfshirje në planifikimin buxhetor për vitin 2015-2017”.

“Ky dokument është rezultat i takimeve tona të shumta me qytetarë, anëtarë dhe struktura tona nëpër Komunën e Prizrenit, dhe si i tillë është përpunuar nga grupet e ekspertëve në nivel lokal dhe qendror të subjektit tonë. Kërkesat, sugjerimet dhe propozimet e përmbledhura këtu janë lehtë të formatueshme në projekte konkrete. Andaj, urojmë dhe shpresojmë që pushteti aktual për herë të parë brenda tri mandateve të qeverisjes së vet, do t’i marrë parasysh kërkesat tona dhe interesin qytetar në përgjithësi”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Jasharaj: Po përgatitemi për grevë

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari ka deklaruar se nëse qeveria aktuale në vend nuk merret me kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë,...

PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, ka folur për zgjedhjet e parakohshme. Në fjalën e tij, Tahiri ka treguar se PDK e...

Lajmet e Fundit