13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Randobrava, fshati i njohur i hardhive të rrushit ka një mori kërkesash

Kryetari i fshatit Randobravë, Hazer Shala, flet me admirim për shumë investime që janë bërë në këtë fshat, mirëpo shprehet se banorët kanë shumë kërkesa, por më me urgjencë janë kanalizimi i ujërave të zeza, si dhe bërja e një shtëpie të kulturës dhe ambulancës,raporton Gazeta Kosova Sot

Kërkesë me prioritet për banorët e Randobravës është kanalizimi kryesor për ujërat e zeza. Sipas kryetarit të këtij fshati, Hajzer Shala, kjo është urgjente, siç është urgjente edhe ndërtimi i një ambulance, pasi 2500 banorë për një injeksion udhë- tojnë 5 km në një drejtim. Ai shprehet për “Kosova Sot” se edhe ish-objekti i shkollës së vjetër mund të adaptohet si shtëpi e kulturës, ku të rinjtë mund të kryejnë aktivitete kulturore. Shala shprehet se banorët e këtij fshati kryesisht merren me bujqësi dhe për këtë qëllim ka nevojë që të ndihmohen banorët që merren me vreshtari, blegtori dhe me serra, ku do të punësohej forca rinore.

Punëtorë të vyer Edhe pse kuvendarja e KK të Prizrenit nga ky fshat, Sehare Maliqi, e ka ngritur disa herë si nevojë ambulancën, ajo nuk është ndërtuar deri më sot. Randobrava është një fshat agrar, që ka mbi 2500 banorë, të cilët meritojnë të kenë një ambulancë.

“Ka plot fshatra që kanë më pak banorë e kanë ambulanca”, tregon Shala për gazetën.

Dr. Shpresa Goçaj, nga Drejtoria për shëndetësi, është shprehur për gazetën se e ka këtë kërkesë dhe beson se do të gjejnë mundësi që ta ndërtojnë atë ambulancë. Ndërsa, Shala tregon se dikur fshati krenohej me njeriun e madh, Arif Hoxha, njëri nga atdhetarët e këtushëm, e pastaj nga këtu në këtë frymë ishin frymëzuar edhe kaq shumë dëshmorë e martirë lirie, ku 22 prej tyre ranë dëshmorë për të mos vdekur kurrë.

Vreshtat po pakësohen Sahit Osmani, mësimdhënës nga ky fshat, tregon se banorët e këtij fshati janë punëtorë të vyer dhe me punën e tyre arrijnë ta ndërtojnë fshatin.

“Para lufte Randobrava ishte një fshat i harruar dhe siç thuhet as shteti nuk e dinte ku gjendej Randobrava, ngase pushteti i atëhershëm nuk bëri asnjë investim”, u shpreh ai. Por, tani i ka rrugët e asfaltuara dhe jetohet mirë. Ajo që dallon këtë fshat është kultivimi i hardhisë së rrushit. Banorët e këtushëm janë vreshtarë të njohur në gjithë Përdrininë. Shefki Mustafa, banor i këtushëm, tregon se e ardhmja e këtij fshati shihet me një shpresë të mirë.”Dikur këtu ka qenë e vështirë, ndoshta më së vështiri në gjithë Përdrininë, të jetohet, tani kemi kushte më të mira. Por, na duhet më shumë ujë, na duhet një shtëpi e kulturës, e cila ndihet nevojë e domosdoshme për këta banorë”, tregon ai.

Banorët thanë se vreshtaria po zhduket, sepse banorët nuk po ndihmohen sa duhet. Fshati ka pasur rreth pesë hektarë me hardhi e sot janë pakësuar ata. Megjithatë, fshati ka një mori serrash me perime. Sipas Hajzes Shalës, ikja e banorëve nga ky fshat ka lënë pasoja, por ata që shkuan në perëndim i mbajnë familjet. “Ajo që më brengos tej mase është fakti se një numër i konsideruar i të rinjve për fat të keq kanë ikur në perëndim. Numrin e të rinjve të ikur ende s’e kemi të saktë, por ai është treshifror dhe kjo vërtet është brengosëse. Pastaj ajo që na brengos është fakti se kryesisht ikin djemtë dhe krahu i punës mbesin vajzat”, u shpreh ai.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Lajmet e Fundit