21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Rasti ‘Pista’, ende një mister

ElvisPista14Përkundër intervistimit të më shumë se 60 dëshmitarëve dhe mbledhjes së shumë informatave, rasti i zbardhjes së vrasjes së kandidatit të PDK-së për deputet të Kosovës, Elvis Pista, vazhdon të mbetet mister.

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Shpresa Bakija, thotë se deri tash janë intervistuar persona të rëndësishëm që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit Pista, por se Prokuroria ende nuk ka arritur në gjurmë të vrasësit.

Bakija thotë se janë duke punuar shumë në këtë drejtim, por se nuk mund të thotë nëse deri në fund të këtij viti do të mund të ketë ndonjë informacion shtese që do të binte në gjurmë të të dyshuarit.

Pista është vrarë disa ditë në mesnatën mes 14 dhe 15 qershorit 2014, rreth orës 00:45, në oborrin e restorantit “Jaha” në Rahovec, i qëlluar katër herë mbrapa shpine, në një largësi prej disa metrave. /Rrokum/

Më Shumë

Me 31 vota për e 4 kundër, kalon raporti për Kosovën në Komisionin e KiE-së

Kosova ka marrë dritën jeshile në kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.   Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komisionit për Çështje Politike...

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2084 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit