14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Reagon e bija e Fahri Musliut

Valbona e Fahri MusliuKa reaguar vajza e gazetarit, Farhi Musliut, e cila shkrimet e fundit i ka cilësuar fyese për familjen e saj.

Reagim i plotë:

Të dashur miq!

Këtyre ditëve mediat në Kosovë shumica prej të cilave dorë-lëpirëse të pushtetit, botojnë shkrime të ndryshe përmes së cilave etiketojnë familjen time më saktësisht babën tim, Fahri Muslin, i cili për plotë katër dekada me mish e shpirt iu kushtuar profesionit të gazetarisë.

Edhe pse nuk kam dashur të merrem me këto shpifje të gazetarëve dhe redaktorëve që për vite kanë ushtruar profesionin e muratorit nuk po më len ndërgjegjja të qëndrojë duarkryq e sy mbyllur.

Të nderuar “kolegë gazetarë” kur po lexoj se çfarë po shkruani po më vie turp që po e ushtrojë këtë profesion për mbi 15 vite të trashëguar nga i Ati. Kjo më bën të kuptojë se në mediat tona shumicën prej tyre portale, gazetarët e të cilave nuk luajnë nga karrigia, nuk paska gazetari të mirëfilltë dhe gazetarë gjithashtu pasi që askush nuk është përpjekur ta thotë të vërtetën pos trillimeve, shpifjeve e etiketimeve, duke u bërë vetëm një copy- paste shkrimeve të huaja dhe asgjë më shumë.

Për mua si vajza e Fahri Musliut fare pak kanë rëndësi këto shkrime, sepse me to jetoj për afro 40 vite, ndërsa është për të ardhur keq për gazetarinë kosovare në përgjithësi. Unë do t’i kisha këshilluar gazetarët shpifës që mos të merren me privatësinë e Babait tim e as të kujtdo qoftë tjetër, por të merren me problemet që e kanë futur vendin në zgafelle e nuk po mund të del assesi.

Nuk e di nëse këta pjatëlëpirës të gazetës Express duke mos anashkaluar shumicën e mediumeve tjera a e kanë trajtuar ndonjëherë korrupsionin, prostitucionin, drogën, tenderomaninë, mafinë, hajninë, arsimin e degraduar, shëndetësinë e fundosur që edhe e kanë quar vendin në humnerë?!

Sigurisht se jo sepse shumica e tyre nuk dinë se çka është lajmi përpos rrugës më të shkurtër copy – paste sa për të thënë se po punojnë diç . Nuk është për tu habitur sepse në një shtet ku nuk funksionon rendi e ligji i hapet dera dhe rruga gjithkujt të luaj si të dojë. Nuk e di pse vallë këta njerëz merren me jetën private qoftë në këtë rast Fahriut apo edhe të tjerëve. Dhe shpesh po i shtroj pyetje vetës se sa është e rëndësishme për opinionin që të merren gazetarët me gjëra të kota.

Gjithashtu nuk e di nëse këta gazetarë kanë hulumtuar më shumë për punën gazetareske që e ka bërë ai dhe për të arriturat e sukseset e pa numërta që edhe mua në radhë të parë, por edhe familjen në përgjithësi na bëjnë të ndihemi krenarë dhe qëndrojmë ballë hapur e faqe bardhë kurdoherë.

E më së shumti më ka habitur një postim i patologut Arsim Gërxhaliu në llogarinë e tij sociale, i cili për çudi paska kohë që të merret me ADN- në e Aleksandër Vuçiqit. Aq analizat patologjike në Institutin e Mjekësisë ligjore janë të sakta saqë nuk dyshoj që 1 milion e tetëqind mijë banorët e shtetit do të dilnin vëlla e motër!.

E zotin Gërxhaliu e kisha rekomandue që më shumë le të merret me problemet shtetërore. Jemi dëshmitarë të asaj që në vend çdo ditë nga pakujdesia nëpër spitale vdesin qytetarë të ndryshëm që në mungesë profesionalizmi futen nën Dhe, dhe mbyllen rastet po arë ditë pa iu bërë një autopsi si duhet.

Duke mos e zgjatur shumë i kisha këshilluar kolegët e mi gazetarë që ta ushtrojnë këtë profesion me shumë seriozitet duke e thënë gjithmonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, sepse vetëm kështu mund të arrijnë cakun e dëshiruar. E për ata që nuk dinë se çfarë është misioni, por edhe profesioni i gazetarit le t’i ndjekin hapat e Babait tim.

Me respekt Valbona Fahri Musliu

Më Shumë

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2084 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Bexheti: Pa UÇK nuk do të kishte intervenim të NATO-s

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 25 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar...

Lajmet e Fundit