7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Rekomandimi për vizat pritet në qershor

Përfaqësues të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, por edhe ekspertë të kësaj fushe presin që në qershor të këtij viti të jepet rekomandimi nga ana e KE-së për heqjen e vizave për Kosovën. Por, zyrtarë të Komisionit Evropian i kanë deklaruar “Zërit” se për heqjen e vizave duhet luftuar krimi i organizuar dhe korrupsioni

Premtimet se Kosovës do t’i hiqen vizat nga Bashkimi Evropian (BE) nisën gati para një dekade, duke filluar nga viti 2010.

Por, tek pas tetë vjetësh pritet që nga BE-ja të merret një rekomandim për liberalizimin, i cili sipas drejtuesve të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane pritet të jetë pozitiv, shkruan më tutje “Zëri”.

Sipas tyre, një gjë e tillë do të ndodhë në muajin qershor, pasi në muajin që vjen (maj) pritet që në Kosovë të qëndrojë një delegacion i BE-së, i cili nga institucionet e vendit do të marrë të dhëna mbi atë se sa është punuar drejt përmbushjes së kushteve për heqjen e vizave.

Më pastaj ky delegacion do t’i dërgojë të dhënat tek institucionet e BE-së, për të dalë më tej me një rekomandim (vendim) për heqje ose jo të vizave.

Në anën tjetër, nga Komisioni Evropian i kanë thënë gazetës “Zëri” se deri në ditën e miratimit të propozimit nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, pos Demarkacionit duhet të përmbushet edhe kriteri i 95-të, përkatësisht luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit…

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Lajmet e Fundit