11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Rishpallet konkursi për Kompleksin Memorial të “Drinit”(Dokument)

Komuna e Prizrenit ka rishpallur konkursin për Kompleksin Memorial të komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha –“Drini”.

Konkursi i parë ka dështuar, në mungesë të ofertës.

Drejtori i Administratës, Osman Hajdari tregon se konkursi i parë ka dështuar për shkak se ofertuesit nuk i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara.

“ Për këtë projekt kemi planifikuara 60 mijë euro “, tregon Hajdari.

Hapësira për vendosjen e Memorialit është paraparë të jetë në pjesën qendrore të Prizrenit, përkatësisht në rrugën “Adem Jashari”.

Lokacioni ka një hapësirë prej 1400m².

“Qëllim kryesor është planifikimi, organizimi, rregullimi dhe menaxhimi sa më i mirë i hapësirës ku do të vendoset Memoriali për “Drinin”si dhe ndërlidhja e kësaj hapësire me hapësira tjera të rëndësisë se njëjtë, ku vizitorët janë të mirëseardhur, të njihen me vlerat muzeore, kulturo-historike, të gjejnë inspirimin e bazuar në guximin dhe suksesin e arritur për rrethana të kohës si dhe të kenë qasje të lehtë përmes një plani të mobilitetit gjatë manifestimeve përkujtimore, takimeve punuese apo edhe gjatë vizitave zyrtare e protokolare, familjare dhe individuale”, tregon ai, shkruan “PrizrenPress”.

Komandanti i UÇK-së Ekrem Rexha -‘Drini’ u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar.

Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit./PrizrenPress.com/

Kliko konkursin

B06-Njoftim-per-Konkursin-e-Projektimit

 

Më Shumë

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke...

Lajmet e Fundit