7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ritheksohen kushtet e BE-së

Thaci_Dacic_Ashton5-21Deri në pjesën e dytë të dhjetorit Kosova dhe Serbia duhet të kryejnë shumë punë. Të dyja kryeqytetet duhet t`i kthehen seriozisht zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel nëse duan që të avancojnë në rrugën evropiane.

Sipas burimeve të gazetës, lehtësuesja e dialogut Catherine Ashton, ua ka përkujtuar palëve, sidomos asaj serbe, se nëse pretendon që Këshilli të marrë vendim pozitiv për nisjen e dialogut të anëtarësimit, atëherë duhet që deri në dhjetor t`i shpërbëjë strukturat paralele në veri. Shpërbërja e strukturave të sigurisë dhe drejtësisë, ka dalë të jetë një nga sfidat më të mëdha që ka zbatimi i marrëveshjes së Brukselit pas mbajtjes së zgjedhjeve në veri.

Nga pala kosovare lehtësuesit e BE-së kërkojnë konstruktivitet në krijimin e asociacionit/bashkësisë së komunave serbe dhe institucioneve tjera që do të mundësojnë integrimin neutral të veriut të vendit,shkruan Tribuna.

Në dhjetor pritet të mbahet takimi i samitit të liderëve të shteteve të BE-së. Pos tjerash në këtë samit pritet që të vlerësohen të gjeturat e raporteve të progresit për Kosovën e Serbisë. Si rezultat i kësaj aty do të vendoset edhe për rekomandimin e raportit të progresit për Serbinë, sipas të cilit me këtë shtet Bashkimi Evropian duhet të nisë dialogun e anëtarësimit.

Më Shumë

Lajmet e Fundit