15.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Rrecaj i sigurt: Grupi i Drenicës lirohet nesër

Procesi gjyqësor kundër Grupit të Drenicës do të përfundojë nesër. Kurse Tahir Rrecaj, avokati i Sahit Jasharit, i ftuar në “Zona B”, në Klan Kosova, ka deklaruar se beson në pafajësinë e klientit të tij dhe të gjithë të akuzuarve të tjerë.

Ai ka thënë se Sahit Jashari bashkë me Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, Sabit Gecin, Jahir Demakun, Ismet Haxhën dhe Avni Zabeli, do të shpallen të pafajshëm nga akuzat për krime lufte.

“Unë besoj, gjithmonë në aspektin profesional, se aktgjykimi do të jetë lirues. Ndaj të gjithëve do të ketë aktgjykim lirues. Besoj”, tha ai.

Në këtë gjykim që gjatë procesit ka ndërruar katër prokurorë, Rrecaj tha se dëshmitarët i kanë mohuar plotësisht qëndrimet e mëhershme.

“Shumica nga dëshmitarët i kanë mohuar në tërësi deklaratat të cilat i kanë dhënë në procedurën paraprake, me arsye nga më të ndryshmet”, tha avokati.

Rrecaj tha se “ata kanë nënshkruar deklarata në gjuhën angleze të cilat nuk i kanë kuptuar, kanë menduar se është shënuar në proces verbal ajo çfarë ata kanë thënë, por kur kanë kaluar në shqyrtim gjyqësor kanë treguar se kjo nuk është ajo çfarë kanë thënë më herët”.

“Prokurori nuk ka mundur të ofrojë dëshmi se dikush ka ushtruar çfarëdolloj presioni mbi dëshmitarët”.

Rrecaj, në emisionin “Zona B” ka thënë se prokuroria ka dështuar ta vërtetojë ekzistencën e qendrës së ndalimit në Likovc, ku ata ngarkohen se kanë kryer krime.

“Në asnjë mënyrë prokuroria nuk ka mundur të dëshmojë se në këtë vend, në Likovc, ka ekzistuar një qendër e tillë ndalimi, ose paraburgimi. Dyshimet e prokurorëve s’kanë asnjë kuptim logjik”.

Avokati Rrecaj ka folur edhe rreth qëndrimeve të tij për Gjykatën Speciale.

“Gjithmonë kam qenë kundër në parim, edhe pse e dija se nuk kemi fuqi për ta parandaluar, sepse është vendim i bashkësisë ndërkombëtare”.

“Nëse nuk e bën Parlamenti i Kosovës, e bën Këshilli i Sigurimit. Kurrë nuk ka ndodhur që të formohet një gjykatë për fituesin. Kosova është fituese e luftës me Serbinë, normalisht bashkë me aleatët”.

“Po të kishim përkushtim më të madh për sistemin tonë të drejtësisë, me siguri se nuk do të kishte nevojë farë për këtë gjykatë”, ka pohuar Rrecaj. /Klan Kosova/

Më Shumë

Këngëtari mesazh shqiptarëve: Kërkoj falje që Greqia ju ka lënduar!

Këngëtari grek, Andonis Remos, ka performuar mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Pas performacës këngëtar ka mbajtur një fjalim të shkurtër, ku...

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Lajmet e Fundit