4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Rregullore për mbrojtjen e nxënësve në Prizren

Drejtori i Arsimit Skënder Susuri dhe ai i Policisë, Nexhmi Krasniqi, kanë biseduar për sigurinë e nxënësve nëpër shkolla.

Susuri tha se në muajin maj të këtij viti, do të procedojnë në Kuvend një rregullore për adresimin e temave nga siguria fizike e nxënësve në shkolla, parandalimin e dukurive negative, siç është duhani, droga dhe trafikimi .

“Sot pata një bashkëbisedim të suksesshëm me zyrtarët e lartë policor të Regjionit të Prizrenit, përfshirë edhe Komandantin Regjional të Policisë. Tema për të cilën u bisedua ishte bashkëpunimi në mes të dy institucioneve, lidhur me politikat e sigurisë në shkolla, të cilat burojnë nga Plani i Veprimit i MASHT-it 2017-2121 dhe Rregullorja për adresimin e dhunës ne institucionet edukative-mësimore të Kosovës”, njofton Susuri.

Pjese e hartimit dhe implementimit të kësaj rregulloreje komunale, sipas tij, do të jenë DKA dhe shërbimet e specializuara të Policisë së Kosovës.

“Rregullorja synon që përfundimisht shkollat në Prizren, të jenë institucione të mirëfillta edukative-mësimore, të sigurta dhe mike për të gjithë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit