10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Rrënimet e Komunës së Prizrenit

Për gjashtë muaj të këtij viti, kompanitë e kontraktuara nga Komuna e Prizrenit, kanë larguar 23 konstruksione, tarraca dhe tejkalime nga lokalet në Qendrën Historike.

Aksioni pati filluar largimin e konstruksioneve metalike në lokalet, që gjenden në sheshin “Shadërvan”.

“Konstruksionet kanë qenë të vendosura kundërligjshëm”, thuhet në raportin e Drejtorisë së Inspektoratit.

Kjo drejtori, po ashtu , ka rrënuar edhe objekte banesore dhe afariste.

“Në fillim të vitit është bërë një rrenim në tokën bujqësore ku me ndërtim është tentuar që të uzurpohet prona e ish -ndërmarrjes “Progres’ “.

“Për tejkalim të ndërtimit në rrenim vullnetar të tejkalimit është bërë në afërsi të tranzitit të vjetër”.

“Në pjesën e dytë të 6- mujorit me fillimin e punimeve ndërtimore fokusim të veçantë është bërë edhe në objektet e ndërtimit të lartë afariste- banesor si dhe edhe në objektet e ndërtimit të shtëpive individuale” .

“Në këtë periudhë po ashtu është intervenu në dy raste me rrënim të një objekti shtëpi individuale banimi si dhe rrënim të një objekti afariste- banesor me etazhitetet e tejkaluara në ndërtim”.

“Për të njëjtën vepër është intervenuar edhe brenda QHP-së , ku qytetari pavarësisht lejes ndërtimore në Zonë të veçantë të mbrojtur me ligj, ka mbindërtim të kundërligjshëm”.

“Po ashtu me kërkesë të DSHP dhe me procedurë të sektorit të prones është intervenuar në rrënime të ish- Tregut te Gjelbër, në lagjen “Terzimahall” (pas Gjimnazit) pasi qe nga ish shfrytëzuesi nuk është kthye ne gjendje të mëparshme. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e politikave...

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha...

Lajmet e Fundit