10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

RrGGK, letër deputetëve të Parlamentit të Kosovës

Kuvendi Kosoves14-08Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), ju ka drejtuar një letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës, rreth buxhetit të vendit.

Më poshtë letra e plotë e RrGGK-së

Si qytetarë të Kosovës dhe taksapagues, kemi drejtë të marrim pjesë në procesin demokratik të përcaktimit të buxhetit të Kosovës, andaj po ju shkruajmë të shprehim shqetësimet tona në lidhje me projekt buxhetin e tanishëm të propozuar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi. Ne nuk mendojmë që projekt buxheti i propozuar reflekton në mënyrë adekuate nevojat e qytetarëve të Kosovës dhe as nuk siguron burime të mjaftueshme për zbatimin e ligjeve të Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës. Më konkretisht, ne kërkojmë që së paku këto ndryshime të bëhen në Buxhetin e Kosovës për vitin 2015:

1. 1. Rritja e ndihmës sociale: Personat që varen nga asistenca sociale në Kosovë jetojnë në varfëri të skajshme. Pavarësisht kërkesave nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në vitet e mëparshme, buxheti për asistencë sociale ende duhet rritur. Në përputhje me objektivat e strategjisë së Qeverisë së Kosovës për të mbështetur mirëqenien sociale dhe për të ulur varfërinë, ne ju lusim të siguroni kushtet bazë për jetesë për të gjithë kosovarët. Tek Buxhetimi drejt Mirëqenies Sociale (2014), Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), në bashkëpunim me MPMS ka dhënë provat e nevojshme dhe ka vlerësuar shpenzimet për:

“Shumat aktuale të beneficioneve të SNS-së janë llogaritur në 2002-2003 në bazë të çmimit të konsumimit të shportës minimale ushqimore. Indeksimi i UNDP-së për Kosovën 2014 për shportën minimale të ushqimit tregon se kjo kosto ka ndryshuar [shih UNDP, Vlera Reale e Ndihmës Sociale: Vlerësim i Mjaftueshmërisë së Asistencës Sociale]. Për ekonomitë familjare me katër anëtarë, kostoja mesatare minimale duhet të jetë €164.25 në muaj. Vija buxhetore e ndihmës sociale për vitin 2015 mund të vlerësohet në bazë të mesatares së numrit të anëtarëve të familjes që kanë marë ndihmë sociale në vitet e mëparshme (katër anëtarë), dhe të indeksimit të shportës minimale të ushqimit. Andaj, buxheti për ndihmë sociale, pas indeksit të shportës minimale të ushqimit, duhet të jetë €55,069,109 për vitin 2015.”

2. 2. Disa shërbime publike të punësimit me aftësime profesionale dhe shërbime të punësimit të përmirësuara: Për të zvogëluar numrin e kosovarëve të cilët varen nga asistenca sociale, duhet të mbështetni hulumtimin e tregut për kërkesat e punës dhe të siguroni burime për të investuar menjëherë në ngritjen e kapaciteteve të personave të papunë në mënyrë që të hyjnë në tregun e punës. Për këtë është e nevojshme që të caktohet një fond i vecantë i punësimit, përmes të cilit të investohet në programe aktive të tregut të punës. MPMS duhet të krijoj programet vjetore të punësimit në bazë të këtij fondi, i cili do të invenstonte në masat aktive si: trajnimi në punë, subvencionim i pagës, praktikë në punë, punë publike dhe vetë-punësim. MPMS ka bërë vlerësimet e kostove per secilën skemë, të përshkruara qartë ne manualet operacional për secilin program. Ky fond për vitin 2015 duhet të financohet nga buxheti i shtetit, derisa të krijohen mekanizma të tjera për të financuar këtë fond. Në vitet e kaluara, këto programe janë financuar më së shumti nga donatorë të ndryshëm, por duke marrë parasysh që këto fonde janë të paqëndrueshme, shteti duhet të financoj në ngritjen e kapaciteteve të punëkërkuesve sipas nevojave të tregut të punës. Në bazë të hulumtimit Buxhetimi drejt Mirëqenies Sociale (2014), Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), ka dhënë provat e nevojshme se gjatë vitit 2013 dhe 2014, asnjë pjesë e buxhetit të Kosovës nuk është shpenzuar në këto programe. Ne kërkojmë që për vitin 2015, buxheti i shtetit të financoj fondin e punësimit, duke filluar kështu të tregoj fakte që punësimi është prioritet i qeverisë.

3. 3. Ndani fonde adekuate për sigurim shëndetësor dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor, sipas ligjit për Sigurimin Shëndetësor.

4. 4. Sigurimi i fondeve për hapjen e qendrave ditore publike me pagesë të përballueshme, të financuara nga qeveria, për të mundësuar punësimin e më shumë grave, si dhe marrjen e pozitave vendimmarrëse. Gratë në Kosovë ende mbajnë numrin më të lartë të papunësisë në krahasim me burrat (40% gra ndërsa 28% burra). Pothuajse 79% e grave në Kosovë nuk janë aktive (Shih ASK, Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore 2013, 2014). Andaj, adresimi i shkallës së papunësisë së grave do të ndihmojë Kosovën në uljen e papunësisë së përgjithshme. Kujdesi i pamjaftueshëm ndaj fëmijëve është identifikuar si një faktor kyç që parandalon pjesëmarrjen e grave në tregun e punës (shih Sida, Profili Gjinor i Vendit, 2014). Andaj, hulumtimi duke përdorur të dhënat e fuqisë punëtore në Kosovë tregon se mundësia që gratë të jenë aktive në tregun e punës është më e madhe në komunat me numër më të madh të kopshteve për fëmijë. Kosova nuk ka qendra të mjaftueshme të kujdesit ditor në përputhje me standardet e BE-së. Sipas Studimit Gjinor në Kosovë:

“Një faktor kyç në fuqizimin ekonomik të grave është kujdesi që është në dispozicion për fëmijët. Marrëveshja e Barcelonës për vitin 2010 ka paraparë sigurimin e kujdesit për fëmijët si pjesë të objektivave. Kujdesi ndaj fëmijëve duhet të sigurohet për të paktën 90% të fëmijëve mes moshës tre vjeçare dhe moshës së shkollës dhe për 33% të fëmijëve nën moshën tre vjeçare. Kosova ka shumë pak kujdese ditore publike në dispozicion dhe vetëm një numër i vogël i qytetarëve mund të përballojnë pagesën e tyre. Hapja e kujdesit ditor do të krijoj vende pune dhe do të kontribuojë në përmirësimin e hapësirave të arsimit të hershëm, drejt avancimit të rezultateve të arsimit në Kosovë.”

5. 5. Ulja e shpenzimeve për rrugët: Ne nuk pajtohemi as pak me alokimin e parashikuar të 170,055,171€ Eurove për shpenzimet kapitale në Ministrinë e Infrastrukturës, veçanërisht lidhur me rrugën e re. Sipas dëshmive rruga për në Shqipëri, e cila ishte parashikuar të gjeneroj të ardhura nga tregtia, ka dështuar. Sipas Balkan Insight:

“Tregtia në mes të Shqipërisë dhe Kosovës ka parë vetëm një rritje modeste që nga hapja e rrugës në vitin e kaluar, dhe nuk ka rritur përdorimin e saj nga kamionët siç shihet zakonisht në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se vetëm 10 përqind të kapacitetit të rrugës është përdorur deri tani.”

Nuk ka asnjë dëshmi të qartë se një tjetër rrugë e re do të kontribuonte në të ardhurat e Kosovës. Nga shpenzime të tilla të tepërta populli i Kosovës nuk përfiton, dhe shpenzime të tilla duhet të ndalen derisa ekonomia e Kosovës të bëhet më e qëndrueshme.

6. 6. Të ulen shpenzimet në pagat e parlamentarëve: Buxheti i përgjithshëm i propozuar për parlamentarët në vitin 2015 është 4.301.383 €, dhe i ndarë në 12 muaj është mesatarisht 2962€ për parlamentar në muaj. Sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, paga mesatare e kosovarëve është 360€ në muaj. Ne nuk mendojmë se një parlamentar që merr tetë herë të pagës mesatare të një kosovari mund të përfaqësojë në mënyrë adekuate interesat e qytetarëve të Kosovës. Ne bëjmë thirrje për zvogëlimin e kësaj linje buxhetore, që burimet e mbetura të mund të përdoren për mirëqenien e kosovarëve siç është propozuar në pikat e lartëpërmendura.

7. 7. Që nga tani e më tutje ne kërkojmë nga Ministria e Financave të kërkojnë nga të gjitha organizatat buxhetore të raportojnë për ndikimin e shpenzimeve për gratë dhe burra për të kontribuar në buxhetin e ardhshëm të Kosovës, me argumente të bazuara në dëshmi.

Më Shumë

Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën|

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë në "Lajmet e fundit" tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në...

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Lajmet e Fundit