9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Rugova: LDK nuk u nënshtrohet apetiteve të mëdha të partive të vogla

Naser RugovaKa shumë gjëra në marrëveshjen për qeverisje në mes të LDK-së dhe PDK-së që Naser Rugovës nuk po i pëlqejnë. Por anëtari i LDK-së thotë se kjo nuk e anashkalon faktin e madh se për herë të parë që nga viti 2001, LDK merr përsipër udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

“Nuk janë të paktë ata që kritikojnë LDK-në dhe akuzojnë për “tradhti” e të ngjashme, por po të njëjtit nuk duhet të harrojnë se në çdo rast të mundshëm kanë bashkëpunuar me të tjerë kundër LDK-së. Shembujt e garës për Prishtinën dhe qytete të tjera janë shumë të freskëta për t’u injoruar. Po të njëjtit po ashtu nuk duhet të harrojnë se LDK nuk mund të jetë parti që pranon të nënshtrohet pas apetiteve të mëdha të partive të vogla”, ka thënë Rugova.

Sipas tij LDK e meriton që të sprovohet në udhëheqjen e vendit, pikërisht për atë se, në emër të stabilitetit, vazhdimisht ka bërë sakrifica në dëm të vetes.

“Koalicioni me PDK-në ngrit shumë pikëpyetje dhe për këtë, gjatë procesit zgjedhor që na pret brenda LDK-së, duhet të reflektojë anëtarësia jonë dhe vetëm ajo. Liderët e partive të tjera nuk kanë asnjë të drejtë që të deklarohen për anëtarësinë e LDK-së. Formimi i qeverisë në asnjë mënyrë nuk i amniston të gjithë ata që janë përgjegjës për rezultatet jo të kënaqshme me 8 Qershor”, ka thënë Rugova.

Rugova thotë se në LDK janë të vetëdijshëm se partneri i tyre, PDK, është dikush që shquhet për mungesë korrektësie.

“Por kjo vetëm sa na nxit të jemi më vigjilentë dhe të vëmendshëm”, thotë Rugova.

Rugova kujton se vazhdimisht ka kërkuar që LDK të marrë jo vetëm postin e Kryeministrit, por edhe përgjegjësinë për udhëheqjen e vendit.

“Kjo shumicë parlamentare , ku sigurohet një shumicë dërmuese shqiptare në Kuvendin e Kosovës, që nuk mund të shantazhohet nga numrat e listës SRSPKA, ka shumë sfida përpara vetes dhe shumë përgjegjësi ndaj të ardhmes së vendit tonë. Kemi përgjegjësi të ruajmë raportet me miqtë tanë dhe të mbrojmë autoritetin dhe kredibilitetin e shtetit. Sot është rasti ynë për të dëshmuar veten”, ka thënë Rugova, teksa ka porositur kolegët e tij të partisë se para se të merren me shpërthime emocionale duhet të mendojnë për atë se të tjerët janë në gjah për anëtarësinë e LDK-së, por, në të njëjtën kohë, nuk i pranojnë vlerat tona.

“LDK është lokomotivë. Kjo fjali gjithnjë ishte sllogani im dhe tani LDK ka rastin të dëshmojë veten. Kemi mësuar shumë nga e kaluara dhe nëse edhe kësaj here nuk dimë të mbrojmë vlerat tona, të realizojmë premtimet që i kemi dhënë elektoratit dhe të çojmë përpara vendin tonë, atëherë nuk besoj se do të kemi rast tjetër. Po e përsëris edhe njëherë. Kam shumë dilema për këtë koalicion, por në të njëjtën kohë kam shumë besim se, të gjithë ne në LDK, më në fund jemi mbushur mend dhe do të dimë të mbrojmë si parimet tona ashtu edhe interesin e vendit”, ka thënë Rugova.

Më Shumë

Viniciusi i përlotur: Gjithnjë e më pak po e ndjej futbollin

Anësori brazilian, Vinicius Jr, ka thënë se çdo herë e më pak po e ndjen lojën e futbollit për shkak të sulmeve raciste që...

“Fëmija po rrezikohen”- vozitje të “çmendura” në një fshat të Malishevës, pamje nga kamerat

Në njërën rrugë të fshatit Drenoc të Komunës së Malishevës banorët atje po rrezikohen nga ngasësit e veturave. Pamjet nga kamerat e sigurisë që janë...

Lajmet e Fundit