10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Sadri Ferati: PDK-LDK, koalicion i zorit

Sadri-FeratiDeputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, në emisionin “Info- Box” të Radio Dukagjinit, ka thënë se në qeverinë e re, përgjegjësitë duhet të ndahen në raportin 50 me 50 për qind, në mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe LDK-së.

Ai ka thënë se ajo e cila është e padiskutueshme, është se kryeministri i ardhshëm i Kosovës do të jetë nga radhët e LDK-së, duke shtuar se “vendimi i Gjykatës Kushtetuese (me të cilin e drejta për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, i takonte PDK-së) ka ndikuar që të ripozicionohet partia e Mustafës brenda Bllokut VLAN”.

Ndërsa, i pyetur se a po diskutohet brenda partisë që kryeministër të jetë dikush tjetër nga LDK-ja, përveç Isa Mustafës, Ferati ka theksuar se “nuk ka dëgjuar për propozime tjera, dhe se të mërkurën gjithçka do të dihet”.

“Mendoj se Mustafa është favorit kryesor për këtë post”, ka shtuar Ferati.

“Ne, kandidatin të cilin e propozojmë për kryeministër, nuk e qesim për t’i pëlqyer PDK-së. Kandidati për kryeministër është për shije të partisë tonë”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, nëse partia e Mustafës nuk e merr pozitën e kryeministrit, atëherë ata do të shkojnë në opozitë.

Ndërsa, sa i përket vendimit për koalicion me PDK-në, Ferati ka thënë se “ky është koalicion i zorit”.

Ai ka theksuar se është i vetëdijshëm se elektorati i LDK-së nuk ka reaguar aq mirë, kur iu është kumtuar lajmi se partia të cilën ata e kanë votuar do të hyj në koalicion me PDK-në.

“Nuk e përjashtojmë mundësinë që të kemi edhe pasoja, në raportin e votuesit tonë, nga ky veprim. Do të jetë detyrë që ta bëjmë një sqarim para opinionit, rreth kësaj ndërmarrje, sepse kemi një reagim të hatashëm të anëtarësisë”, ka deklaruar ndër tjerash Ferati. /Radio Dukagjini/

Më Shumë

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 516 gjoba trafiku në 24 orët e fundit. Ndërkaq, janë regjistruar edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve...

Lajmet e Fundit