9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Sali Zyba nis vizitat në lagje dhe fshatrat e Therandës

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Therandës, Sali Zyba ka njoftuar se së bashku me kandidatë për Kuvend Komunal dhe aktivistë të Lëvizjes kanë filluar vizitat e shkurtra nëpër fshatrat dhe lagjet e Therandës.

Zyba ka thënë se nëpër këto vizita do të bashkëbisedojnë me qytetarët e kësaj komune për propozimet e zotimet e tyre.

“Në fillim të kësaj lëvizje do të vizitojmë fshatin Gjinoc, Greikoc, Sallagrazhdë, Mushtisht, Vraniq, Bukosh, Sopijë për tu rikthyer më pas në Therandë. Ditëve në vijim do të vazhdojmë me fshatrat e tjerë”, ka shkruar ai në Facebook.

Më Shumë

Lajmet e Fundit