22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Salihaj: Thaçi i burgos shokët që ta shpëtojë lëkurën e tij

Deputet i LDK-së, Adem Salihaj ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, ndërkohë që këto dy parti vazhdojnë të qeverisin së bashku.

Salihaj thotë se lideri i PDK-së nuk i kursen shokët dhe se të gjitha kompromiset dhe pazaret deri tash i ka bërë në kurriz të shokëve të tij.

“Thaçi në fakt të gjitha kompromiset dhe pazaret e deritashme i ka bërë në kurriz të bashkëpunëtorëve dhe shokëve të tij të ngushtë, duke i dërguar ata nëpër gjykata e burgje, e duke shpëtuar lëkurën e tij. A do të ketë sukses edhe këtë herë, këtë do ta shohim. Të shpresojmë se nuk do të ketë sukses”, ka thënë deputeti Salihaj për Kosova Sot, duke iu referuar situatës aktuale me Gjykatën Speciale.

“Nuk ka asnjë kuptim që të gjykohen dhe dënohen bishtat e të shpëtojnë kokat”.

Deputeti i LDK-së thotë se nuk ka asnjë dilemë se Hashim Thaçi e përdori shantazhin si mjet për të treguar se ai dhe partia e tij janë faktorët që mund të thonë po ose jo për çështje të caktuara.

Kjo u pa, sipas tij, me rastin e dështimit e pastaj votimit për Gjykatën Speciale.

“Herën e parë kur dështoi votimi për themelimin e Gjykatës Speciale, Thaçi, Veseli, Grabovci dhe bosët e tjerë ishin komodë dhe shpërfillës, shihej qartë se dështimi ishte i planifikuar, madje vërehej qartë gëzimi në fytyrat e tyre kur dështoi votimi”.

“Këtë shantazh Thaçi dhe ‘Co’ u munduan ta përdorin edhe për të bërë pazare që të hiqen nga lista e bosëve të krimit”, ka thënë deputeti i LDK-së, Adem Salihaj.

Më Shumë

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”. Nga ky rast nuk raportohet se ka ndonjë person të lënduar, por vetëm me dëme materiale. E...

Zhduket një e moshuar në Rahovec

Një grua e moshës 86-vjeçare është zhdukur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ndërsa operacioni për kërkimin e saj ka filluar. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të...

Lajmet e Fundit