16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Samir Hoxha: PDK-së në Prizren i janë bashkuar 700 të rinj

Procesi zgjedhor i cili është duke u zhvilluar në strukturat e PDK-së në Prizren, i filluar me Rininë Demokratike të Kosovës, po ecën sipas planifikimeve dhe dinamikës së paraparë.

Zyrtari i PDK-së në Prizren, Samir Hoxha, tha se “zgjedhjet të cilat po zhvillohen në Rininë Demokratike, po sjellin një frymë te re me ide të reja, përplotë me djemë dhe vajza të rinjë, me shumë energji dhe motiv për të kontribuar në radhët e PDK-së”.

“Të rinj gjithandej të Komunës së Prizrenit dita-ditës po i bashkohen Dekadës së Re. Vullneti dhe energjia e tyre po i sjellin PDK-së dhe vendit tonë më shumë zhvillim dhe integrim, duke besuar në Partinë Demokratike të Kosovës”, tha ai.

“Ne konsiderojmë se ky proces zgjedhor është procesi i parë i mirëfilltë gjithëpërfshirës, i grup moshave prej 16 deri 25 vjeç, i cili ka ofruar rreth vetës qindra të rijnë të qytetit tonë në radhët e strukturave të zgjedhura të RDK-së”.

“Dekada e Re e ka të vulosur fatin e vet tek të rinjtë, të cilët i ftojmë t’i bashkagjiten këtij procesi dhe të japin kontributin e tyre në ndërtimin e shtetit të Kosovës në dekadën e dytë të Pavarësisë”.

“Deri më tani në kuadër të këtij procesi zgjedhor PDK-së në degën e Prizrenit, i janë bashkangjitur rreth 700 të rijnë e të reja dhe ky numër dita-ditës po rritet ende”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ushtron dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Në Rahovec të martën është arrestuar një person i dyshuar pasi raportohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare me...

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Lajmet e Fundit