19.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Sefçet Damka paralajmëron dorëheqjen nga KDTP-ja

Anëtari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Sefçet Damka ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje nga ky subjekt politik. Ai thotë se arsyeja e dorëheqjes është emërimi i Ertan Simitçit në postin e drejtorit të Drejtorisë së Ekonomisë të Komunës së Prizrenit.

“Po ju informoj se do të jap dorëheqje nga partia ime me arsyetimin se partia ka zgjedhur si drejtor i Drejtorisë së Financave pranë Kuvendit Komunal në Prizren një anëtar të partisë, i cili nuk ka qenë në garë gjatë zgjedhjeve lokale, kurse ne që fituam në garën e zgjedhjeve as nuk jemi marr në konsideratë”, ka thënë Damka për “PrizrenPress”.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, i cili aktualisht përballet në gjykatë për shkelje ligji ka shkarkuar nga detyra drejtorin e suspenduar të Ekonomisë dhe Financave, Mehmet Butuc, me arsyetimin se ka shkelur ligjin.

Në vend të tij ka emëruar drejtorin e ri, Ertan Simitçi, në bazë të propozimit të pranuar nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP).

Shefi i ZIP-it i Komunës, Ymer Berisha, të mërkurën ka pohuar se ky vendim i Mujës shkon në drejtim të funksionalizimit të DEF-it. Ai ka konfirmuar lirimin nga detyra të ish-drejtorit, Butuc.

“Ish- drejtori i DEF-it, Mehmet Butuc, ka pasur probleme me ligjin dhe kryetari Muja si masë të parë ka marrë suspendimin e tij. Pastaj, kryetari nuk ka vepruar më tej dhe ky problem ka kaluar në nivelin partiak. Tashti KDTP-ja ka vlerësuar se dëshiron që ta ndërrojë Mehmet Bytycin me Ertan Simitçiun dhe kryetari Muja ka pasur gatishmërinë që ta respektojë marrëveshjen e koalicionit, dhe emrin e propozuar nga KDTP-ja e ka sjellë me vendim të tij në kabinetin e vet si drejtor të DEF-it”, është shprehur Berisha. Ndërsa Ertan Simitçi ka konfirmuar se është emëruar në këtë post.

Ndërkaq, Sefçet Damka thotë se Ertan Simitçi nuk ka qenë aktiv në parti.”Ai nuk ka qenë aktiv në parti”, thotë Simitçi/PrizrenPress.com/

Më Shumë

S`ka rroga, ndërrimi i parë i punëtorëve të `Trepçës` bojkoton punën

Ndërrimi i parë i punëtorëve në Trepçë nuk kanë punuar sot për shkak se ende nuk i kanë marrë pagat e plota, njofton RTKlive. Disa...

Këngëtari mesazh shqiptarëve: Kërkoj falje që Greqia ju ka lënduar!

Këngëtari grek, Andonis Remos, ka performuar mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Pas performacës këngëtar ka mbajtur një fjalim të shkurtër, ku...

Lajmet e Fundit