14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Shaip Muja braktis Grupin Parlamentar të PDK-së, bëhet deputet i pavarur

shaip mujaShaip Muja jep dorëheqje nga Grupi Parlamentar PDK-së – bëhet deputet i pavarur. Ai ka thënë që nuk jep dorëheqje nga PDK-ja.

“Unë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës jap dorëheqje nga grup parlamentar i PDK-së dhe kaloi si deputet i pavarur në kuvend. Arsyeja e daljes nga grupi parlamentar është se nuk pajtohem as me politikat zhvillimore e sa kadrovike”, shkruan Muja në letrën e dorëheqjes, të cilën e publikon Express.

Ai ka thënë që nuk jep dorëheqje nga PDK-ja.

Muja është bërë deputet pas kalimit të disa deputetëve në poste ministrore, pasi që ai nuk kishte marrë votat e mjaftueshme që të zgjidhje që në fillim deputet.

Më Shumë

Gjini lirohet nga detyra e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të Gjinekologjisë në Prizren

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”, në Prizren, ka liruar gjinekologun Sebajdin Gjini nga pozita e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të...

Majko viziton në Has kullën e Isa Kurpalit të projektuar nga Sylejman Vokshi

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko ka vizituar veriun e Shqipërisë. Ai është ndal në Has ku ka vizituar monumentin kulturor, Kullën e Isa Kurpalit. Këtë kullë...

Lajmet e Fundit