10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Shantazhohet e kërcënohet Enver Hasani, denoncon në Polici

Enver Hasani-gjykata kushtetueseKryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka denoncuar sot në mëngjes si shantazh dhe kërcënim raportimin e disa portaleve për “një aferë, që dikur kishte me një vajzë të mitur”.

Burime në Policinë e Kosovës, por edhe burime ndërkombëtare, kanë thënë për Koha.net se Hasani po këtë ditë ka raportuar një mori kërcënimesh, që i janë bërë prej kur Gjykata Kushtetuese ka vendosur në rastin e mandatarit për formimin e qeverisë, si dhe në rastin e kryeparlamentarit.

“Kur i është referuar aferës së raportuar në portalin “ditapress”, Hasani ka thënë se flitet për rrethana që fare nuk ekzistojnë. Ai ka thënë se e ka denoncuar rastin tani, ngaqë flitet për ‘punë fytyre’ dhe ka shfrytëzuar këtë denoncim për të numëruar të gjitha kërcënimet që i janë bërë në dy-tre muajt e fundit”, ka thënë një burim në Polici. “Përpos denoncimit, Hasani ka dhënë edhe adresa të caktuara nga ku dyshon se i vijnë shantazhet dhe kërcënimet”.

Policia nuk e ka mohuar denoncimin e Hasanit, por ka thënë se për konfirmim të informatës i duhet edhe pak kohë.
Gjykata Kushtetuese është vënë edhe në shënjestër të sulmeve politike, prej kur ka nxjerrë verdiktin për dy rastet më të nxehta të karakterit politik. Më të zëshmit kanë qenë përfaqësuesit e AAK-së. Deputeti Daut Haradinaj e ka quajtur degë të re të PDK-së Kushtetuesen, ndërkaq gjyqtarët janë quajtur “horra” nga nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Më Shumë

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Lajmet e Fundit