6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Shenjat e para nga Specialja

Dy komandantë rajonalë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa, kanë fluturuar në Hagë të Holandës këtë javë, për t’u përballur nga e hëna e ardhshme me pyetjet e një trupe prokurorësh ndërkombëtarë, që dyshojnë se ata janë të implikuar në krimet që përmenden në raportin e senatorit Dick Marty.

Një numër tjetër eksponentësh të UÇK-së, me një aeroplan special, kanë fluturuar po kështu nga Prishtina, si të dyshuar për krime lufte, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo është vala e parë e kosovarëve që do të paraqiten në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ky organ i akuzës, bashkë me Dhomat e Specializuara të përbëra nga gjykatës përbëjnë institucionin që në publik njihet si Gjykatë Speciale, e që është themeluar nga Kuvendi i Kosovës në gusht të 2015-s, nëpërmjet një amendamenti kushtetues dhe një ligji.

Specialja formalisht është pjesë e sistemit kosovar të drejtësisë, por është e vendosur në Hagë të Holandës dhe është e përbërë vetëm nga gjyqtarë e prokurorë ndërkombëtarë. Ajo e ka në juridiksion të trajtojë krimet e pretenduara në raportin me titull “Trajtimi çnjerëzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”, e të cilin në janar të vitit 2011 e ka miratuar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Raporti bën përgjegjës të krimeve shumë pjesëtarë të UÇK-së, funksione me peshë në të cilën kishin edhe tre liderët e tashëm shtetërorë, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli e kryeministri Ramush Haradinaj.

Në raport, Thaçi e Veseli identifikohen si përgjegjës për disa nga krimet. Por mbështetur në informacionet e deritashme, asnjëri nga ta nuk është intervistuar dhe as nuk është ftuar në Hagë për t’u përballur me pyetjet e prokurorëve.

Më Shumë

“Shkrepi dhjetë plumba drejt viktimës”, aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit për vrasje të rëndë. Sipas aktakuzës, pasditen e 3 shtatorit në...

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj...

Lajmet e Fundit