7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Shërbimi diplomatik, si ent social e korruptiv

Politika e jashtme e Kosovës në duart e rrjeteve klienteliste

Punësimet u bënë pa kriter, përfaqësimi pikë e dobët

“Emërimi i përfaqësuesve diplomatikë ka qenë gjithnjë një proces i korruptuar politikisht, sepse kriter kryesor për emërimin e dikujt ka qenë përkatësia partiake, lidhjet shoqërore apo farefisnore me njerëz të fuqishëm të politikës dhe strukturave mafioze, e aspak aftësia dhe mundësia e përfaqësimit dinjitoz të shtetit të Kosovës”, tha deputeti Adem Salihaj për ‘Kosova Sot’

Një nga dështimet në qeverisje është edhe shërbimi diplomatik i Kosovës, i ndikuar nga partitë e mëdha, ku profesionistët kanë gjetur fare pak hapësirë. Përfaqësues të subjekteve parlamentare dhe analistë politikë, konsiderojnë se emërimet në përfaqësitë e vendit në botë, janë e tregojnë fytyrën e qeverisjes kosovare. Adem Salihaj, deputet nga radhët e LDK-së, i ka deklaruar gazetës se deri tani ka pasur emërime klienteliste politike dhe jo përzgjedhje të njerëzve profesionalë e të karrierës.

“Ajo që ka ndodhur deri më tash me ambasadorët dhe konsujt ka qenë realisht një pasqyrë reale e shtetit të Kosovës, sepse ashtu si e kishim shtetin, ashtu i kishim edhe ambasadorët. Përfaqësues diplomatikë të Kosovës kanë shkaktuar skandale shumë komprometuese për ta dhe për shtetin tonë. Vetë emërimi i përfaqësuesve diplomatikë ka qenë gjithnjë një proces i komprometuar dhe i korruptuar politikisht, sepse kriter kryesor për emërimin e dikujt ka qenë përkatësia partiake, lidhjet shoqërore apo farefisnore me njerëz të fuqishëm të politikës dhe strukturave mafioze, e aspak aftësia dhe mundësia e përfaqësimit dinjitoz të shtetit të Kosovës. As ky rasti i fundit nuk bën ndonjë përjashtim në këtë drejtim”, tha Salihaj për ‘Kosova Sot’.

Më Shumë

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Intervenohet për ndalimin e rrjedhjes së ujit në lokacionin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Një problem i vazhdueshëm me rrjedhjen e ujit në lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit ka shqetësuar autoritetet që nga fundi i...

Lajmet e Fundit