18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Sherifi: Nuk jam i prirë të besoj në teori konspirative

Bilall SherifiAnëtari i kryesisë së “Nisma për Kosovën”, Bilal Sherifi, duke e komentuar mbajtjen e seancës gjyqësore ndaj liderit të “Nisma për Kosovën”, Fatmir Limaj, ka thënë për Telegrafin se nuk dëshiron që të besojë në atë se thirrja e Limajt ka qenë e planifikuar, në mënyrë që atij t’i pamundësohet shkuarja në seancë.

“Seanca gjyqësore për Limajn është caktuar më herët. Ndërsa, sa i përket prezencës së tij nesër në Kuvendin e Kosovës, nuk e di a do te jetë prezent, sepse me sa di edhe nesër vazhdon seanca gjyqësore në rastin ‘Kleçka”, ka thënë Sherifi.

Ndryshe, nesër (të enjten) pritet që të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nisma”, Fatmir Limaj, pritet të marrë pjesë në seancën gjyqësore për rastin “Kleçka” në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Më Shumë

25 vjet nga Beteja e Koshares, Haradinaj: Thyerja e kufirit Kosovë – Shqipëri ishte ditë gëzimi për të gjithë shqiptarët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin qendror “Beteja e Koshares”. Ai ka thënë se fitorja në...

Bajram Gigolli lanson projektin e radhës, i dedikohet dëshmorëve dhe martirëve të Lubizhdës së Hasit

Me një theks të fortë historik, kjo këngë përshkruan ngjarjet e njëra prej betejave më të rëndësishme të luftës së fundit në vendin tonë. Me...

Lajmet e Fundit