7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Shkallohen dhe digjen malet në Prevallë, ja në çfarë gjendje janë ato(FOTO)

Kalimi i vikendeve në natyrën e mirëmbajtur të vendit tashmë është shndërruar në zakon për shumë qytetarë.

Shfrytëzimi i hapësirave pranë lumenjve, liqeneve e maleve, bën që këta qytetarë të paktën për një ditë në javë, të ikin nga zhurma dhe monotonia e qyteteve.

Problemi kyç ende po mbetet tek vetëdijesimi i një pjese të qytetarëve që këto hapësira t’i ruajnë si pasuri të vendit dhe jo t’i dëmtojnë ato, shkruan Ballkani.info.

Djegia e qëllimshme e pyjeve dhe dëmtimi i pemëve, kohëve të fundit është bërë shqetësim.

Rastet kanë prekur edhe pjesët më të ndjeshme të natyrës, përfshirë këtu Malet e Sharrit.

Në disa fotografi të siguruara nga Ballkani.info në Malet e Sharrit (saktësisht në Prevallë), qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre për dëmtimin e drunjve dhe pemëve shumëvjeçare.

Të kontaktuar nga redaksia, Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar ‘Sharri’, ka thënë se bëhet fjalë për dëmtime të mëhershme, ndërsa ka mohuar se aktivitete të tilla po vazhdojnë të ndodhin.

“Fotografitë e cungjeve dhe trungjeve të djegura dhe të thata të cilat i keni siguruar, janë të vjetra disa vite. Ju informojmë se zona e Prevallës është ndër pjesët më të ruajtura të parkut kombëtar ‘Sharri’, që mund ta vërtetojë edhe çdo qytetar apo vizitor që e viziton këtë zonë turistike. Për momentin prerje ilegale në këtë zonë nuk ka, por në rast të paraqitjes të këtyre veprimeve ilegale që shkaktohen nga njerëzit e pandërgjegjshëm, në shumicën e rasteve ata zihen nga rojtarët e natyrës dhe ekipet mbikqyrëse të PK ‘Sharri’ dhe procedohen në organet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë për Ballkani.info.

Në përgjigje thuhet se Drejtoria e Administrimit të Parkut Kombëtar ‘Sharri’ (DAPK), ka bashkëpunim të mirë me Policinë e Kosovës dhe qytetarët dashamirës të natyrës.

Sipas DAPK-së, problem shqetësues këtë vit kanë qenë zjarret, por që sipas tyre janë lokalizuar me intervenimet e shpejta në bashkëpunim me Zjarrfikësit e Prizrenit dhe ndihmën e komunitetit lokal.

Si pasojë e zjarreve, janë djegur sipërfaqet barishtore në zonën e Zhupës të Komunës së Prizrenit.

Në fund, ata kanë bërë apel tek qytetarët që në rast se shohin ndonjë veprim ilegal apo ndezje eventuale të zjarrit në Parkun Kombëtar, të lajmërojnë Drejtorinë apo institucionet e tjera siç janë Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit, me qëllim të ruajtjes së vlerave të veçanta natyrore që i posedon parku kombëtar. /Ballkani.info

Më Shumë

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Lajmet e Fundit