21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Shkodran Kryeziu, drejt largimit nga PDK-ja

PDK-ja ka filluar zgjedhjet e brendshme në parti por sinjalet e para të pakënaqësive kanë filluar të dalin. Një nga qytetet më të rëndësishme elektorale të PDK-së është Prizreni ku siç mësohet ka mjaft pakënaqësi brenda degës atje për mënyrën si po menaxhohet ky proces dhe të tjera iniciativa partiake.

Indeksonline ka mësuar nga burimet e saj se kjo situatë ka ndikuar që grupi më i madh parlamentar në KK të Prizrenit, PDK-ja të dobësohet meqë njëri prej asamblistëve më të votuar në këtë parti, Shkodran Kryeziu të largohet nga ky subjekt. Sipas burimeve, ai do të jetë asamblist i pavarur në Kuvendin Komunal dhe nuk do ti bashkohet asnjë subjekti politik por në zgjedhjet lokale është në mesin e 5 asamblistëve më të votuar në nivel të Kosovës me diku rreth 1 mijë vota. Vetë Kryezi nuk ka dashur as ta konfirmoj e mohoj largimin duke thënë se “gjithçka do të dihet në ditët në vazhdim”.

PDK-ja i humbi zgjedhjet lokale në Prizren pas gati 10 vitesh qeverisje në një garë shumë të ngushtë me rreth 280 vota diferencë./Indeksonline/

Më Shumë

Analiza e sigurisë dhe planet për vitin 2024

Mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e Komunës së Prizrenit u zhvillua sot në sallën e Kuvendit të Komunës,...

Zhduket një e moshuar në Rahovec

Një grua e moshës 86-vjeçare është zhdukur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ndërsa operacioni për kërkimin e saj ka filluar. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të...

Lajmet e Fundit