16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Shkolla “Emin Duraku” në Prizren, falënderon drejtorin e Policisë, Nexhmi Krasniqi

Përfaqësuesit e shkollës fillore të mesme të ulët “Emin Duraku” në Prizren, i kanë drejtuar një letër mirënjohje drejtorit të Policisë rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqit, përmes të cilës kanë shprehur vlerësimin për punën e pjesëtarëve të Policisë në këtë drejtim.

“Vlerësim i posaçëm shkon për ju dhe ekipin tuaj në lidhje me aksionin e koordinuar kohën e fundit me udhëheqësit e shkollave të Prizrenit në parandalimin e fenomeneve negative. Policia e Kosovës i mori seriozisht kërkesat e prindërve dhe menaxhmentit të shkollave, dhe me veprimet e saja efektive ka ndihmuar që rinia e cila është e ardhmja e shtetit tonë të mbrohet nga ato ndikime”, thuhet në letrën e nënshkruar nga drejtori i shkollës, Rrahim Bekteshi dhe kryetari i Këshillit drejtues të shkollës, Kreshnik Basha.

Ata kanë pohuar se ky sistem i koordinimit dhe shkëmbimit të ndërsjellë është shembull që duhet të vazhdohet më tutje si dhe të krijohen forma të reja të komunikimit.

Muajin e kaluar Policia e Kosovës pat raportuar se në kuadër të zbatimit të operacionit policor “Stop drogave në shkolla” gjatë muajit tetor në nivel vendi janë vënë në pranga 114 persona të dyshuar, prej tyre 38 shpërndarës dhe 76 konsumues të drogës. Sipas njoftimit të Policisë në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policor për patrullime rreth shkollave. PK ka bërë të ditur se në fushën operacionale janë kontrolluar persona të cilët kanë frekuentuar në zonën e sigurisë 300 metra rreth shkollave, ku po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara. Autoritetet policore patën raportuar për konfiskim të afër 3.8 kg marihuanë dhe afër 270 gramë heroinë jashtë oborreve të shkollave.

“Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në terren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 metra rreth shkollave si në parqe, rrugë e hapësira të tjera”, thuhej në komunikatën e PK-së./Koha Ditore/

Më Shumë

Familja e 71 vjeçarit të vdekur akuzon urologun në Prizren për neglizhencë

Urologu Fatos Shukriu është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”. Kjo pasi që familja e...

Hajnat futen në tri shtëpi në Rogovë, vjedhin mijëra euro dhe stoli ari

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur mbesin...

Lajmet e Fundit