7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Shoqëria civile, nën thundrën e politikës

Lidhjet e fshehta të grupeve të interesit në shoqërinë civile me politikën pamundësojnë angazhimin aktiv për ndryshime pozitive në shoqëri. OJQ-të drejtohen nga financuesit e tyre, që jo rrallë i kanë fijet deri te pushtetarët

Qytetarët e Kosovës, veç humbjes së besimit te spektri politik qeveritar, dhe një pjesë e opozitës, për mundësinë e ndryshimeve pozitive në shoqëri, një humbje të tillë besimi po e shfaqin edhe te pjesa dërmuese e shoqërisë civile. Sipas analistëve politikë dhe ekspertëve të pavarur, kjo gjendje e tillë shpërfaqet për shkak të lidhjeve të ngushta të shumicës së grupeve të interesit të shoqërisë civile me politikën, pozitë dhe opozitë, por dëmin më të madh shpresës qytetare ia sjellin lidhjet me partitë politike në pushtet. Këto lidhje të interesit nga individë kyçë brenda shoqërisë civile me politikën, krijojnë bindjen se edhe shoqëria civile është një trup i organizuar, kinse jo politik, pa shpresë se mund të ndryshojë diçka pozitive për qytetarin dhe interesin e përgjithshëm publik. Bazuar në këto rrethana, analisti politik, njohës edhe i praktikave politike ndërkombëtare Adlum Ramadani, thotë se në Kosovë fitohet përshtypja se nuk kemi fare shoqëri civile aktive dhe të aftë për ndryshime “revolucionare” në shoqëri.“Fatkeqësisht, duhet të potencohet se në Kosovë nuk ekziston termi “Shoqëri Civile”, por “Shoqëri Servile”, kjo për faktin se ajo çfarë kemi parë dhe vazhdojmë të shohim janë grupe(klienteliste) kinse të shoqërisë civile që promovojnë planet e Qeverisë dhe padyshim sulmojnë kritikuesit e saj”, është shprehur ai.

Humbja e legjitimitetit

Sipas Ramadanit, niveli aktual i shoqërisë civile ka humbur thuajse tërësisht legjitimitetin për të qenë një organizëm, i cili do të mund të ndikonte në ndryshimin e gjendjes së vështirë që ka katandisur vendin nga kjo klasë e papërgjegjshme politike. “Prirjet autoritare kanë lëshuar rrënjët aq thellë, saqë kanë kapur çdo mekanizëm që eventualisht do të mund të përdorej kundër tyre”, tha Ramadani për “Kosova Sot”. Ai ka pohuar se në praktikat e shteteve të zhvilluara demokratike, ndikimi i shoqërisë civile si korrektor i fuqishëm i politikave të gabuara në qeverisjen e vendit është shumë i madh, derisa te ne po mungon një rol i tillë në interesin e përgjithshëm për qytetarin. “Në shoqëritë demokratike një nga shtyllat bazë është shoqëria civile, e cila në njëfarë forme është kundër pushtetit kur evidentohen padrejtësi/shkelje eventuale, por që në Kosovë ajo assesi se nuk po mund të jetë imune ndaj politikës, të paktën jo deri atëherë sa të jenë të politizuara institucionet. Pasja e një shoqërie civile aktive nënkupton pushtet të denjë, të përgjegjshëm dhe profesional dhe mbi të gjitha pushtet i cili do të mbronte interesat kombëtare të shtetit”, tha Adlum Ramadani për “Kosova Sot”.

Më Shumë

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Mërgimtari nga Suhareka vdes në aksident tragjik në Itali

Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Itali. I riu shqiptar, babai i një vajze...

Lajmet e Fundit