11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Shpallet i pafajshëm ish-drejtori i Komunës së Prizrenit, Bedri Bytyçi

Ish-drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prizrenit, Bedri Bytyqi dhe inspektori i ndërtimit në këtë drejtori, Bashkim Krasniqi, të cilët akuzoheshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, të premten, janë shpallur të pafajshëm.

Po ashtu edhe i akuzuari Faton Hoxha është shpallur i pafajshëm për akuzën e uzurpimit të paligjshëm të pronës së paluajtshme.

Vendimin e trupit gjykues e ka kumtuar kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, i cili ka deklaruar se të akuzuarit, Bytyqi, Krasniqi dhe Hoxha, janë të pafajshëm sepse nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale me të cilat ngarkoheshin.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, në qershor 2016, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve Bashkim dhe Bedri Bytyqi, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndaj të akuzuarit Faton Hoxha, për uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme.

Sipas aktakuzës, Bashkim Krasniqi, akuzohej se në cilësinë e inspektorit komunal për ndërtim, nuk ka vepruar për rrëzimin e objektit afarist-banesor të të pandehurit Faton Hoxha, të ndërtuar pa leje në pronë komunale.

I akuzuari tjetër Bedri Bytyqi akuzohej se duke qenë drejtor i Inspektoratit, megjithëse ka nënshkruar aktvendimin për rrënim të objektit, nuk ka vepruar për të realizuar atë, duke i mundësuar Faton Hoxhës që të vazhdojë ndërtimin.

Po ashtu, i akuzuari Faton Hoxha akuzohej se pa kontratë të vërtetuar dhe pa dokumentacionin përkatës ka blerë pronën në fjalë nga Ilaz Susuri dhe më pas ka ndërtuar objekt afarist në atë pronë.

Në këtë rast ka qenë i akuzuar për uzurpim të pronës së paluajtshme edhe Ilaz Susuri, por për të njëjtin është ndarë lënda pasi që nuk është arritur të sigurohet prezenca e tij për arsye shëndetësore.

Në prill 2017, Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim në këtë rast, me të cilin e ka dënuar të akuzuarin Faton Hoxha me gjashtë muaj burgim efektiv, ndërsa të akuzuarit tjerë i ka liruar nga akuza.

Mirëpo, Gjykata e Apelit, më 3 gusht 2017, ka vendosur që të anulojë aktgjykimin e shkallës së parë, andaj çështja është kthyer në rigjykim dhe rivendosje.

Apeli ka arsyetuar se aktgjykimi është kundërthënës në disa pjesë të tij, duke thënë se nuk mund të kuptohet se si mund të dënohej Faton Hoxha i cili e ka blerë pronën prej Ilaz Susurit, ndërsa nuk është gjetur fajtor vetë i akuzuari Susuri.

Po ashtu, Apeli ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë nuk është dashur të marrë për bazë vendime administrative të institucioneve shtetërore dhe komunale, për të liruar të akuzuarit për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Krasniqi dhe Bytyqi./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit