7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Shtatë fajdexhinjve nga Prizreni u caktohet një muaj paraburgim

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurve T.K, K.K, Gj.K, Gj.K, M.K nga Sërbica e Epërme e Prizrenit, B.B nga Prizreni, dhe B.O nga fshtai Zhur.

Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale të fajdeve, organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 28.05.2015 në ora 10:00 dhe do të zgjasë deri me datën 28.06.2015”, thotë zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, se në periudhën kohore prej vitit 2010 e gjer në vitin 2015, në bashkëveprim me të pandehurit e tjerë, i kërkojnë me qëllim të përfitimit material duke e ditur pozitën e vështirë ekonomike financiare të dëmtuarit P.G. dhe të tjerëve, duke e pasur parasysh mënyrën e kryerjes së veprës penale, pasojat të cilat mund të shkaktojnë dëm të mëdha shoqërore tek personat tek familjet e tyre, rrezikun se të njëjtit mund ta përsërisin veprën penale, duke e pasur parasysh se të njëjtit janë të njohur për gjykatën dhe janë recidivist të këtyre veprave penale, Gjykata Themelore e Prizrenit iu caktoj paraburgimin në kohëzgjatje prej një muaji”, thotë Kicaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Lajmet e Fundit