16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Shtyhet emërimi i zëvendësministrave

isa mustafa thaci ,shalaQeveria e Kosovës as këtë javë nuk i emëroi zëvendëskryeministrat e ri të Kosovës. Edhe pse partnerët nga PDK dhe LDK pak a shumë janë dakorduar për numrin dhe pozitat e zëvendëskryeministrave të cilët ende nuk është saktësuar në do jenë 50 apo 70 sosh por edhe kur dihen emrat e tyre Kryeministri Mustafa dhe zëvendësi i tij nga PDK Thaçi kanë vendosur që ta shtyejnë bërjen publike të emrave të zyrtarëve nga LDK e PDK të cilët do të jenë zëvendësit e Ministrave aktual.

“Për shkakun që kjo temë u bë e madhe dhe presioni u bë tepër i madh nga mediat dhe opozita po duket që kanë vendosur ta shtyejnë edhe pak ditë këtë temë”, i ka thënë Gazetës Blic një ministër në Qeverinë e Kosovës i cili ka dashur që të mos i përmendet emri.

Përndryshe derisa nga PDK-ja tashmë është pothuajse e qartë se kush çfarë posti do të ketë në LDK ende vazhdon të mbetet mister se kush do jenë zëvendësministrat. Degët e LDK-së nga e gjithë Kosova kanë dërguar në qendër, tek Mustafa emrat e tyre të preferuar- dhe atë me numër më të madh sesa është kërkuar në mënyrë që Kryetari i LDK-së Isa Mustafa të merr vendimin se kush çfarë posti do të merr.

Ndryseh mediat dhe opozita kanë kritikuar ashpër shpenzimet e panevojshme që do të bëheshin me rastin e emërimit të një numri kaq të madh të këtyre zyrtarëve. Me 21 poste Ministrore Qeveria e Kosovës edhe ashtu del të jetë një prej më të mëdhave në Evropë për kokë banori./Gazeta Blic

Më Shumë

Trepça bindëse ndaj Bashkimit

Klubi basketbollistik Trepça ka shijuar fitoren e 20-të radhazi, duke mposhtur këtë herë Bashkimin me rezultat 92:78 (37:23, 9:25, 23:13, 23:17). Mitrovicasit janë duke vazhduar...

Elsa Lila rrëfen qëndrimin e saj në burg

Elsa Lila ka rrëfyer në ‘Ferma Vip’ ditët e qëndrimit të saj në burg. Ajo u arrestua në Itali si pjesë e një grupi kriminal...

Lajmet e Fundit