6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Shtyhet gjykimi ndaj 18 policëve në Prizren

Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit të dytë, ndaj 18 policëve të akuzuar për marrje të ryshfetit.

Seanca e paraparë të mbahej të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, është shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarit Shefki Zeka, i cili kishte njoftuar gjykatën se ka pësuar aksident trafiku dhe nuk mund të jetë prezent në gjykim.

Në mungesë të akuzuarit Zeka, prokurori Genc Nixha, kërkoi nga gjyqtari Artan Sejrani, shtyrjen e seancës. “Meqenëse mungon i akuzuari Shefki Zeka, mendoj se nuk kemi kushte për vazhdim të seancës, andaj kërkoi që kjo seancë të shtyhet për një datë tjetër”, tha prokurori Nixha.

Seanca e ardhshme u caktua më 15 shtator 2017, në ora 10.00.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila i akuzon 20 zyrtarët policorë të njësisë së autostradës, se kanë marrë ryshfet për të mos e kryer detyrën e tyre sipas ligjit.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në fjalë, gjatë dhjetorit 2016, duke patrulluar në autostradën “Ibrahim Rugova”, në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga shkelësit e rregullave të komunikacionit, për të mos u shqiptuar atyre dënimet kundërvajtëse.

Në aktakuzë përshkruhet se si këta policë, duke vepruar në grup prej 2 dhe 3 zyrtarësh, brenda orarit të punës, kanë mbledhur në mënyrë të kundërligjshme shuma të të hollave deri rreth 400 euro e pastaj të hollat i kanë ndarë mes veti, në mënyrë proporcionale.

Ndryshe, në seancën e shqyrtimit fillestar, të akuzuarit Muhamet Buzhala dhe Alush Elshani,  e kanë pranuar fajësinë për veprën penale “marrje ryshfeti”.

Ndërsa, nuk e kanë pranuar fajësinë zyrtarët e tjerë policorë, Shemsi Demolli, Safet Veliu, Naser Rama, Afrim Rafuna, Ivica Djokiç, Ismail Azemi, Blerim Zylfaj, Bekim Zogaj, Qerim Beqiri, Azem Goxhufi, Ardian Rrecaj, Sasha Nedeljkovic, Shaban Gerguri, Shemsi Zejnullahu, Aziz Krasniqi, Lulzim Gashi, Shefki Zeka dhe Nuhi Zogaj./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të...

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 516 gjoba trafiku në 24 orët e fundit. Ndërkaq, janë regjistruar edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve...

Lajmet e Fundit