8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Shtyhet gjykimi për aksidentin që kishte ndodhur në Brod të Dragashit

Ka dështuar të mbahet seanca e paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega Dragash, kundër të pandehurit për rrezikim të trafikut publik, Ridvan Ahmeti.

Shkak i shtyrjes së seancës në fjalë u bë mungesa e avokatit Fitim Shporta, mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare për të pandehurin, gjatë lidhjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë që është bërë në Prokurorinë Themelore në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këto rrethana, prokurori Atnor Skoro propozoi shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor, të cilin propozim e miratoi gjykatësi i rastit, Bekri Vehapi.

Ndryshe në këtë seancë ka munguar edhe i dëmtuari Artan Shala.

Seanca e radhës u caktua të mbahet më 25 tetor 2018, në ora 09:30.

Sipas aktakuzës të 15 gushtit 2018, Ridvan Ahmeti akuzohet se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

Në aktin akuzues thuhet se më 12 qershor 2018, rreth orës 16:10, në rrugën lokale Dragash, fshati Brod, ne vendin e quajtur “Lëndina”, i pandehuri nga pakujdesia rrezikon trafikun publik, jetën e njerëzve dhe pasurinë, si pjesëmarrës në komunikacionin rrugor.

Sipas aktakuzës, derisa Ahmeti ishte duke drejtuar automjetin e markës “Fiat Bravo”, vepron në kundërshtim me rregullat e komunikacionit, ashtu që kur vjen në dalje të Dragashit, saktësisht të kryqëzimi që e lidh rrugën e fshatit Brod me rrugën “Lëndina”, para një kthese në të djathtë, ndërmerr veprim kthimi gjysmë rrethor në drejtim të Dragashit, pa u siguruar paraprakisht se me këtë veprim nuk do t’i rrezikoj pjesëmarrësit e tjerë të komunikacionit. Gjithnjë sipas aktakuzës, pas atij veprimi i pandehuri goditet në pjesën e parë anësore të anës së djathtë të veturës (mbi rrotën e parë) nga motoçikleta e markës “Honda”, të cilin e drejtonte i dëmtuari Artan Shala, nga drejtimi i fshatit Brod në drejtim të Dragashit, e që rezulton se i bie në drejtimin e tij të lëvizjes.

Në aktakuzë thuhet se si pasojë e këtij aksidenti, i dëmtuari Shala, përveç dëmeve materiale ka pësuar edhe lëndime të rënda trupore si.

Më Shumë

“Shkrepi dhjetë plumba drejt viktimës”, aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit për vrasje të rëndë. Sipas aktakuzës, pasditen e 3 shtatorit në...

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Lajmet e Fundit