21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Si e marrin lejen e qëndrimit shqiptarët në BE

Mijëra shqiptarë kanë nxituar të aplikojnë për azil politik në vendet e BE-së, duke rrezikuar jo vetëm përgjigjen negative, por edhe refuzim të hyrjes në zonën Shengen për shumë vite. Një numër kanë arritur të marrin leje qëndrimi në këto vende përmes metodave të tjera, si aplikim për bashkim familjar apo aplikim lejeqëndrim për shkollim.

Të dhënat e agjencisë evropiane të statistikave ‘Eurostat’ konfirmojnë se 31 mijë shqiptarë të Shqipërisë dhe 17 mijë shqiptarë të Kosovës morën lejeqëndrim në 2013-n në vendet e Bashkimit Evropian.

Në Itali dhe Greqi

Numri i shqiptarëve të Shqipërisë që morën lejeqëndrim ka rënë me shpejtësi të madhe në periudhën mes viteve 2008 dhe 2013, ndoshta kjo e lidhur me krizën në Itali dhe Greqi. Në vitin 2008, qenë gati 99 mijë shqiptarë që morën lejeqëndrim, ndërsa ky numër ra ndjeshëm deri në vitin 2013. Shumica dërrmuese e shqiptarëve të Shqipërisë kanë zgjedhur Italinë për të marrë lejeqëndrim. Nga të 363 mijë shqiptarët që u vendosën në BE mes këtyre gjashtë viteve, 217 mijë u vendosën në Itali dhe 120 mijë të tjerë në Greqi. Në Gjermani u pajisën me lejeqëndrim vetëm 3 722 vetë.

Shumica dërrmuese arritën të marrin lejeqëndrim më të gjatë se një vit. Nga personat që kanë marrë lejeqëndrim, rreth 11 mijë për periudhën 2008-2013 kanë shkuar për studime.

Kosova zgjedh Gjermaninë

Përderisa numri i të shpërngulurve nga Shqipëria ka ardhur në rënie të vazhdueshme, numri i shqiptarëve të Kosovës që kanë marrë lejeqëndrim në BE ka mbetur i lartë.

Rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës u larguan në vitin 2009, ndërsa 17 mijë morën lejeqëndrim më 2013-n. Në total, përgjatë gjashtë viteve, 96 mijë shqiptarë të Kosovës janë vendosur për të jetuar për periudha të gjata në tokën e premtuar.

Gjeografia e vendosjes së qytetarëve të Kosovës është më e larmishme. Nga të larguarit, 28 mijë u vendosën në Gjermani, 22 mijë në Itali, gati 10 mijë ikën në Austri dhe 7 900 prej tyre u vendosën në Francë. Në Suedi ikën 5,500 vetë.

Edhe në rastin e Kosovës, bashkimet familjare përbëjnë metodën kryesore të marrjes së leje qëndrimeve. Për studime nga Kosova kanë ikur vetëm 2 700 vetë.

Emigrimi gjatë dekadave të fundit ka sjellë rënie drastike të popullsisë në Shqipëri dhe Kosovë. /Gazeta Dita/

Më Shumë

Rifat Jashari kërkon që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar

Në Gllogjan të Deçanit u mbajt manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”. Sot më 24 mars u bënë 26 vjet nga rezistenca e UÇK-së me...

Bexheti: Pa UÇK nuk do të kishte intervenim të NATO-s

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 25 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar...

Lajmet e Fundit