10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Si po mbyllen universitetet e hapura nga Hashim Thaçi në kohë fushate

Dy universite publike ishin premtuar nga Hashim Thaçi dy muaj para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të vitit 2010 dhe një universitet publik tjetër një vit para këtyre zgjedhjeve. Të gjitha këto universitete ishin hapur dhe kanë funksionar deri më sot. Të gjitha janë mbyllur sot, duke mos u është vazhduar akreditimi.
Tri universitete publike në Kosovë të cilat ishin iniciuar në fushatën zgjedhore të vitit 2009 dhe 2010 nga Hashim Thaçi atë kohë kryeministër i vendit, janë mbyllur sot me vendim të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë.

Universitetit të Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit nuk u është vazhduar akreditimi nga Agjencia e Kosovës për Akreditim më saktësisht nga Këshilli Shtetëror për Cilësi në vendimin e sotëm. Arsyeja për një vendim të tillë nuk është bërë publike ende, shkruan Insajderi.

Por, të tri universitetet publike përveç se i lidh vendimi i sotëm i KShC-së për mos akreditimi, të tri universitetet lidhen me faktin se krijimi i tyre ishte iniciuar nga Hashim Thaçi në një kohë zgjedhje.

Universiteti i Prizrenit në të cilin sot asnjë studentë nuk do të mund të regjistrohet në të, ishte iniciuar nga Hashim Thaçi. Për të ai kishte folu më 11 tetor të vitit 2009.

Nën shoqërimin e Enver Hoxhajt që atëherë mbante postin e ministri të Arsimit të Kosovës, Thaçi kishte premtuar hapjen e Universitetit të Prizrenit. I entuziazmuar kishte mbetur një tjetër anëtar i PDK-së që mbante post të lartë, raporton Insajderi.

Ramadan Muja që më pas ishte dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në postin e kryetarit të Prizrenit ishte entuziazmuar për fjalët e Thaçit se në Prizren do të hapet një universitet publik.

“Universiteti i Prizrenit ka domethënie edhe rajonale, sepse qysh tash ka interesim edhe nga vendet tjera për të studiuar në këtë universitet. Pra Prizreni pos që është kryeqyteti i krenarisë sonë kombëtare , i vlerave tona historike , kryeqyteti i tolerancës ndëretnike do të jetë edhe kryeqyteti akademik”, kishte thënë Hashim Thaçi, shkruan Insajderi.

Por një vit pas këtij premtimi Hashim Thaçi kishte vendosur që të premtojë edhe universitete të tjera. Kishte thënë se Peja dhe Mitrovica do të bëhen me universitete publike.

Më 7 tetor të vitit 2010, Hashim Thaçi si kryeministër i vendit kishte premtuar se Komuna e Pejës do të bëhet me universitet publike që nga viti 2011.

Ndonëse ky premtim i Thaçit merrej në kohën kur ishin afër zgjedhjet e reja, Thaçi thoshte se premtimet e tij nuk mund të lidhen me fushatën. Thoshte se pavarësisht zgjedhjeve të reja, Peja do të bëhet me universitet.

Pa u bërë ende 10 ditë nga premtimi për universitetin e Pejës, Hashim Thaçi kishte premtuar hapjen e një tjetër universiteti. Kryeministri i Kosovës të asaj kohe, premtoi edhe hapjen e Universitetit të Mitrovicës. Edhe ky u mbyll sot nga KShC-ja. Nuk iu vazhdua akreditimi.

Thaçi kishte shfrytëzuar një vizitë të tij në Mitrovicë, ku iu kishte mbajtur një ligjëratë para studentëve dhe pedagogëve të fakultetit Xehtaro-Metalurgjik në Mitrovicë. Iu kishte thënë se Mitrovica do të bëhet me një universitet të ri, shkruan Insajderi.

“Jam sot këtu të theksoj se ndarja e 18 hektarëve është inkurajim edhe për mua dhe për Qeverinë e Kosovës që të marrim vendim për Universitetin e ri të Mitrovicës. Pra Mitrovica do të ketë edhe objektin e ri edhe Universitetin e ri”, kishte deklaruar Thaçi.

Pas këtyre premtimeve, Hashim Thaçi kishte dalur fitimtar në zgjedhjet 12 dhjetori të vitit 2010. Partia Demokratike e Kosovës që drejtohej nga Hashim Thaçi kishte dalur e para në zgjedhje me 32.11% të votave të siguruara. Pas, PDK-së ishin renditur LDK dhe VV.

Të gjitha këto universitete të hapura në kohë fushate të Hashim Thaçit janë mbyllur sot nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, me vendimin për mos t’iu vazhduar akreditimet, Universitetit të Pejës, Mitrovicës Prizrenit.

Me anë të të njëjtit vendim, janë vendosur që mos t’iu vazhdohet akreditimi edhe katër kolegjeve privateve; Iliria, Tempulli, Fama dhe Kosova Art Academy./Insajderi.com

Më Shumë

143 vjet nga beteja më e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot 143-vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës. Kjo konsiderohet si beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare...

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Lajmet e Fundit