10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Simpatizantët e Isa Mustafës në Facebook të zhgënjyer

Isa Mustafa ne facebookNdonëse një marrëveshje ndërmjet PDK-së dhe LDK-së është arritur dhe kjo po thuhet të jetë vetëm për të mirën e Kosovës, një gjë të tillë nuk po e mendojnë edhe simpatizantët e kreut të LDK-së Isa Mustafës, apo më mirë të themi shokët e tij në rrjetin social Facebook.

Në shkrimin e tij të publikuar në facebook, ku Mustafa shpjegon koalicionin e arritur me Partinë Demokratike, i janë mbledhur shumë komente.

Janë gjithsej 1,106 komente, që 90 për qind prej tyre, kanë shprehur pakënaqësitë rreth koalicionit me PDK-në.

Shumë prej atyre madje kanë bërë edhe fotomontazhe të ndryshme, ku shprehin sharjet dhe fyerjet më të mëdha për të parin e LDK-së.

Më Shumë

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Lajmet e Fundit