9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

S’ka bisedime me ata që vendosin kushte

Kujtim Shala-ldkNëse qeverinë e re, ka për tu udhëhequr koalicioni LDK, AAK, NISMA. Paret e popullit, nuk kanë me u shpenzuar ma në asfalt, por, në fushat tjera.

Kështu ka thanë anëtari i kryesisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike, Kujtim Shala, në intervistën për televizionin Rrokum.

Shala ka thanë se programi qeverisës, që po përgatitet, asht i fokusuam në zhvillimin ekonomik, investimet në Bujqësi, përmirësimi i dhe investime në Shëndetësi dhe në Arsim.

Shala e ka pranuar se Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni i ka kërkuar Vetëvendosjes me qenë udhëheqëse e bisedimeve, por më pas e ka ndërruar mendjen.

Sa i përket mundësisë se kushtëzimit nga Lista Serbe, Shala ka thanë se janë të vendosur, mos të bashkëqeverisin me ata që qesin kushte.

Po ashtu, Shala këmbëngulë se në ditën kur u konstituar Kuvendi i Kosovës, shkeljet u banë nga deputetët e PDK-së.

Kujtim Shala ka fol edhe për zhvillimet brenda LDK-së, e që sipas tij, janë të zanë me krijimin e qeverisë dhe nuk po merren me organizimin e zgjedhjeve brenda partisë, që priten me u mbajt në vjeshtën e këtij viti.

Më Shumë

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit