14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

S’ka pikë kthese për vizat

Qytetarët e Kosovës do të vazhdojnë të presin edhe më tej për heqje të vizave. As gjatë Samitit të Berlinit shtetet e BE-së nuk dhanë ndonjë sinjal se së shpejti mund të ndodhë vendimmarrja sa i përket liberalizimit. Pas takimit të Berlinit presidenti e kryeministri dolën me qëndrime të ndryshme rreth çështjes së vizave. Ekspertët e integrimeve evropiane konsiderojnë se aktualisht nuk ekziston momentumi për ta shtyrë përpara çështjen e vizave, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht pritshmërive të krerëve institucionalë se në Samitin e Berlinit do të merrej sinjali pozitiv për liberalizimin e vizave, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Përkundrazi, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shfaq i zhgënjyer pas takimit të Berlinit. Në një deklaratë për medie kreu i shtetit tha se çështja e vizave hasi në një pozicion injorues gjatë takimit. Rrjedhimisht, për mosfinaliizm të këtij procesi Thaçi fajësoi Bashkimin Evropian, duke thënë se BE-ja dha premtime mashtruese lidhur me liberalizimin.

Por ndryshe u paraqit kryeministri Ramush Haradinaj. Pas një takimi që pati me ministrin e Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, shefi i ekzekutivit tha se Kosova e mori “Po”-në e Gjermanisë për vizat. Por pavarësisht kësaj njohësit e integrimeve evropiane konsiderojnë se momentalisht nuk ekziston momentumi për ta shtyrë përpara çështjen e vizave.

Sipas tyre, në kuadër të Samitit nuk ka pasur asnjë deklarim publik prej zyrtarëve të BE-së lidhur me vendimmarrjen rreth vizave për Kosovën.

Më Shumë

8 dhe 11 milionë euro, mbërrijnë dy oferta për Rrahmanin

Albion Rrahmani duket se do të largohet këtë verë nga Rumania për një hap më cilësor në karrierën e tij. Dhe, ofertat tashmë kanë...

Gjini: Vendimi është fushatë qëllimkeqe

Doktori Sebajdin Gjini, i cili para do ditësh u shkarkua nga shefi i Repartit të Obstetrikës ka reaguar, duke e konsideruar vendimin e spitalit...

Lajmet e Fundit