7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Skandal: Polici i Kosovës tenton ta dhunojë një 21-vjeçare në pikën kufitare të Vërmicës

Tri ditë më parë, në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, një zyrtar i Policisë së Kosovës ka tentuar ta dhunojë një femër të moshës 21-vjeçare, në tualetin e kufirit. Krejt kjo ngjarje ka ndodhur në territorin e Shqipërisë, derisa zyrtari ishte në detyrë. Këtë ngjarje të rëndë e kanë konfirmuar për Express Policia e Kosovës dhe IPK-ja

Express merr vesh se bëhet fjalë për Gëzim Berishën, zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili deri para se ta kryejë këtë vepër skandaloze të tentim-dhunimit, ka punuar në pikën kufitare të Vërmicës.

Edhe Inspektorati i Policisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë konfirmuar se personi në fjalë, është arrestuar si dhe është suspenduar nga puna.

“Inspektorati Policor i Kosovës më 01.05.2018 përmes Linjës së Kaltër… ka pranuar një informatë nga Stacioni Policor – Pika Kufitare Vërmicë, në lidhje me një rast “tentim dhunimi” ku ishte i përfshirë si i dyshuar zyrtari policor me inicialet G.B., punonjës në Pikën Kufitare të Vërmicës”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Gazetën Express.

Express merr vesh se Gëzim Berisha kishte shkuar në tualetin që gjendet në territorin e Shqipërisë në këtë pikë kufitare dhe kishte tentuar ta dhunojë 21-vjeçaren nga Istogu.

Ai, fillimisht u arrestua nga policia e Shqipërisë, e më pas u dorëzua tek autoritetet kosovare.

Inspektorati i PK-së tha për Express se në vend të ngjarjes kanë dalë menjëherë hetuesit e IPK-së dhe kanë ndërmarrë veprime në koordinim me prokurorin kujdestar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

“I dyshuari i lartcekur është arrestuar me urdhër të prokurorit (akoma është në mbajtje), si dhe është suspenduar”, thuhet në përgjigje.

Hetuesit e IPK-së, gjithashtu bëhet e ditur se kanë ngritur kallëzim penal dhe kanë rekomanduar vazhdimin e suspendimit deri në një vendim tjetër për Gëzim Berishën.

Mosha e zyrtarit policor nuk është bërë e ditur ende, megjithatë Express ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit vetëm kanë konfirmuar se rasti është dërguar në Inspektorat Policor për hetime të mëtejme.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se rasti është proceduar në Inspektoratin Policor për hetime të mëtejme sipas procedurave ligjore, andaj për informacione shtesë mund t’iu adresoheni të njëjtëve (IPK-së)”, thuhet në përgjigjen e PK-së, për Expressin.

 

Më Shumë

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të...

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Lajmet e Fundit