18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Skandaloze: Ramadan Muja shpërblen me banesa, familjet që nuk i përkasin kategorive të luftës

Lulezim KabashiiNënkryetari i Komunës së Prizrenit, Lulëzim Kabashi nuk është i kënaqur me punën e Komisionit që ka hartuar listën e përfituesve të banesave për kategoritë e dala nga lufta.

“Në këtë listë kanë figuruar emra që nuk i përkasin familjeve të dëshmorëve”, ka thënë Kabashi transmeton TVPZ.

Komuna e Prizrenit sot ka ndarë banesat për familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe rasteve sociale.
Kabashi tha se pa zgjidhjen e statusit të veteranit të luftës që është në proces e sipër, nuk mund të përfitojnë banesa persona nga kjo kategori.

Nënkryetari Kabashi tha se hartimi i listës përben shkelje ligjore.

“Nuk është edhe e ndershme që dikush të përfitojë në emër të familjeve të dëshmorëve në mënyrë jo korrekte dhe të kundërligjshme”.

Ai tha se në rast të ankesave, barra për veprime joligjore nuk bie vetëm mbi anëtarët e komisionit, por edhe vet kreun e komunës, Ramadan Mujën/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Te Liria s’ka festë, lojtarët s’morën rroga as për Bajram

Kur klubi i futbollit Liria kishte rënë në duart e Rahman Kiçes, në Prizren ishte shtuar shpresa dhe optimizmi se më në fund ky...

Zafir Berisha: Lubizhda e Hasit ishte mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Lubizhdë të Hasit “Sot, 25 vite më parë (12 prill 1999)...

Lajmet e Fundit