7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

S’lejojmë sjellje që njollosin shtetin

Petrit SelimiZëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka thënë se kjo ministri pret nga stafi diplomatik dhe konsullor i Kosovës nëpër botë që të ketë sjellje shembullore.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Selimi, duke iu referuar incidentit të zëvendësambasadorit të Kosovës në Kroaci dhe sjelljeve të një zyrtareje në Ambasadën e Zvicrës, ka thënë se MPJ-ja nuk do të lejojë të dëmtohet imazhi i Kosovës në arenën ndërkombëtare.“Ministri Hoxhaj ka qenë shumë i ashpër dhe i qartë kur ka thënë se nuk do të tolerohen sjellje individuale që njollosin tërë kolektivin dhe shtetin”, ka thënë Selimi. Sipas Selimit, Hamiti e ka njollosur përgjithmonë karrierën e tij diplomatike. “Këto raste janë fatkeqe, por dëmin më të madh në këtë rast e shoh që e ka përjetuar z. Hamiti, i cili potencialisht e ka njollosur karrierën e vet përgjithmonë, në këtë kohë të internetit dhe rrjeteve sociale”, është shprehur Selimi.
Pavarësisht këtyre incidenteve, Selimi ka deklaruar se MPJ-ja nuk ka probleme me disiplinë brenda stafit diplomatik dhe konsullor. Ndër të tjera, Selimi ka bërë me dije se brenda këtij viti do të plotësohet dhe ndryshohet Ligji për shërbim të jashtëm diplomatik dhe ai për politikë të jashtme. Zëvendësministri Selimi ka folur edhe për procesin e njohjeve të reja. Me këtë rast, ai ka thënë se MPJ-ja së bashku me miqtë e Kosovës janë duke u angazhuar për njohje të reja. “Tani po punohet në shtete që mund të jenë ndikuar nga njohjet e fundit. Ministri Hoxhaj është në komunikim me shtetet nga Karaibet në Afrikën Veriore dhe më tutje në Azi Qendrore”, ka deklaruar Selimi.

Më Shumë

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Nagavci: Projektligji për tekstet shkollore përmirëson cilësinë e arsimit

Të premten në Komisionin për Arsim të Kuvendit të Kosovës është diskutuar për Projektligjin për tekste shkollore, të cilin është duke e kundërshtuar opozita. Madje,...

Lajmet e Fundit