13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Smajl Latifi i bindur edhe për një Qeveri Haradinaj

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi thotë se asnjëherë nuk kanë qenë më të organizuar se tani për të shkuar në zgjedhje të reja. Ai shprehet i bindur se pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që pritet të mbahen sivjet, do të ketë prapë një qeveri Haradinaj.

Në një intervistë për KosovaPress, Smajl Latifi i cili drejton Komunën e Rahovecit, ka folur edhe për sfidat dhe projektet në këtë komunë.

Smajl Latifi thotë se qeveria aktuale ka bashkëpunuar ngushtë me Komunën e Rahovecit, duke pranuar adresimet e komunës dhe duke dhënë mbështetje maksimale në vazhdimësi.

Ai tregon i kanë dërguar në të gjitha ministritë përkatëse, planet dhe projektet e komunës dhe beson që do të fitojnë të drejtën të marrin përkrahje në të gjitha ato projekte që janë të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune.

Latifi thotë se do të punojnë që pas zgjedhjeve, të ketë një qeveri e cila vazhdon të jetë e fokusuar në komunë ne Rahovecit.

Në këtë kohë kur Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë për shpërndarjen e tij, në mënyrë që t’u hapet rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në AAK thonë të jenë mirë të organizuar dhe të gatshëm për secilën datë që caktohet për mbajtën e zgjedhjeve.

Nënkryetari i Aleancës duke thënë që asnjëherë më parë nuk kanë qenë më të organizuar, thekson se edhe qytetarët në Rahovec asnjëherë nuk e kanë pasur me qartë të vlerësojnë punën e nivelit qendror.

Smajl Latifi i cili qeverisë me Komunën e Rahovecit, tregon edhe për sfidat me të cilat po përballet në drejtimin e kësaj komune.

E një prej tyre që në disa vende ende nuk po gjen zgjidhje, është edhe mungesa e ujit të pijshëm.

Fshati Pastasel i Rahovecit vazhdon të mbetët pa ujë të pijshëm, e për këtë kryetari i komunës thotë se vitin e ardhshëm do të gjendet zgjidhja për banorët atje.

Ai thotë qe sipas “KRU Gjakova”, vlera për të siguruar ujin e pijshëm në atë pjesë është 500 mijë euro e që sivjet komuna e Rahovecit nuk ka mundësi buxhetore për një kosto të tillë.

Megjithatë, Latifi përmend zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm në Guri të Kuq dhe në fshatin  Polluzhë, vende këto që kanë pasur problem me ujë të pijshëm kohë të gjatë.

Ai thotë që ka raste kur vet qytetarët po e keqpërdorin ujin e pijshëm, duke e përdorur atë për nevoja të tjera, si kopshte e rrugë.

Megjithatë, Latifi thotë se nga 24 premtimet e bëra, vetëm një ende nuk ka filluar realizimin.

Latifi bëri të ditur që janë në pritje të nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e çerdhes në Krushë të Madhe dhe Xerxë.

Gjithashtu tha se më 26 të këtij muaji fillon ndërtimi i qendrës së të mjekësisë familjare në fshatin Qifllak./KosovaPress/

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu fëmijët e tij të mitur

Në Malishevë, një burrë u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. “Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas...

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit