8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Sot pritet të kalojë Specialja

Të hënën pritet të votohen amendamentet që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Këtë do ta mundësojnë disa deputetë të PDK-së të cilët ndryshuan mendjen pas kërkesës këmbëngulëse të kreut të tyre, Hashim Thaçi.

Ndërkohë që për kalimin e Speciales, është i sigurt edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Në pozicion të njëjtë mbesin katër prej deputetëve të PDK-së që deklarohen haptazi se nuk kanë ndryshuar qëndrim. Ganimete Musliu, Nait Hasani, Fadil Demaku dhe Flora Brovina, vazhdojnë të thonë se nuk do ta votojnë Gjykatën Speciale.

Kurse, partitë opozitare e kanë në plan të bllokojnë hyrjet e daljet e sallës së Kuvendit, shkruan “Zëri”.

Kjo iniciativë vjen nga Lëvizja “Vetëvendosje”, ndërsa mësohet se ka marrë përkrahjen edhe të partisë së Fatmir Limajt “Nismës”, por nuk dihet nëse mbështeten edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). /Zëri/

Më Shumë

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Vdes një grua në Rahovec, u rrëzua nga një lartësi 1.5 metra

Një grua nga Rahoveci është dërguar pa shenja jete dje në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkohë sipas familjarëve viktima është...

Lajmet e Fundit