11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Sot u jepet lamtumira e fundit të rinjve që humbën jetën nga aksidenti në Suharekë

Tre të rinj humbën jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi të shtunën në rrugën Shtime-Suharekë, saktësisht në fshatin Duhël.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën dy të rinj nga Lipjani, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmava, si dhe një i ri nga Prishtina, V.H, i lindur në vitin 1999.

Vetura e tipit Golf 6 që po vozitej nga njëri prej të rinjve ishte marrë me qira, ndërsa gjatë natës së kaluar në komunën e Lipjanit u ndezën qirinj në kujtim të këtyre të rinjve që humbën jetën.

E varrimi i dy lipjanasve do të bëhet sot, me fillim nga ora 12:00 (me drekë).

 

Ky njoftim është bërë përmes rrjeteve sociale, ku u theksua se ceremonia e varrimit do të fillojë nga familjet e të ndjerëve duke vazhduar në xhaminë e fshatit Llugaxhi, e për të vazhduar tek varrezat e vjetra të fshatit (Rruga Sherif Konjufca).

Numër i madh i aksidenteve u shkaktuan vitin e kaluar dhe këtë tre mujor të vitit 2019, shumë prej tyre me fatalitet dhe me persona të lënduar

Më Shumë

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Lajmet e Fundit