16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Specialja i dërgon ftesë Sabahajdin Cenës

Sabahajdin Cena, ish-luftëtar i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, është ftuar për datën14 janar 2019 që të intervistohet nga Haga, për krime lufte

Vetë Cena ka konfirmuar ftesën për Gazetën Express, përmes një e-maili të dërguar në redaksi.

“E ndiej për obligim qytetar që t’iu informoj se unë kam pranuar ftesë që më datë 14 janar 2019 të paraqitem pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar për t’u intervistuar lidhur me aktivitetin dhe angazhimin tim në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë periudhës së luftës kam qenë pjesë aktive e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Publike Civile të Zonës Operative të Pashtrikut”, ka treguar ai.

Tutje, Cena ka njoftuar se do t’i përgjigjet ftesës së Zyrës se Prokurorit të Specializuar.

“Ne besojmë në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare dhe vlerat e saja nuk mund të kontestohen nga askush, nuk kemi asnjë arsye që t’i shmangemi organeve të drejtësisë dhe do të jemi në dispozicion të çfarëdo thirrje për të zbardhur të vërtetën”, thuhet ne njoftimin e ish-luftëtarit të UÇK’së nga Rahoveci.

Sabahajdin Cena është personi i tetë i konfirmuar që është thirrur për intervistim nga Prokuroria e Gjykatës Speciale. /GazetaExpress/.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/lajmi-i-fundi-605219/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Lajmet e Fundit