10.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Sqarimi i Begajt: Deklarimi im për Fetah Rudin është shtrembëruar

I menjëhershëm ka qenë reagimi i të parit të Malishevës Ragip Begaj, ndaj komunikatës për shtyp të lëshuar nga KMDLNj, që t’i kërkojë falje Fetah Rudit.

Përmes një sqarimi, Begaj ka thënë se deklarimi i tij, është keqinterpretuar dhe është keqkuptuar nga persona të caktuar, të cilët e kanë shtrembëruar deklarimin e tij, për Fetah Rudin. Ai thotë se e ajo që ka deklaruar është kjo: “Fetah Rudi, e ka një gjendje shëndetësore, e cila në kushtet e infrastrukturës që kemi, ja pamundëson kryerjen e punëve”.

“Unë Ragip Begaj, deklaroj publikisht, se deklarimi im, me apo pa qëllime të caktuara politike, është keqinterpretuar dhe është keqkuptuar nga persona të caktuar, të cilët e kanë shtrembëruar deklarimin tim, për z.Fetah Rudi. Në emër të së vërtetës, ju them juve në KMDLNJ dhe të gjithë të tjerëve që po merren me shkrime të portaleve apo rrjeteve sociale, edhe njëherë ju bëj me dije, se ajo që unë kam deklaruar është kjo: FETAH RUDI, E KA NJË GJENDJE SHËNDETSORE, E CILA NË KUSHTET E INFRASTRUKTURËS QË KEMI, JA PUMUNDËSON KRYERJEN E PUNËVE. Pra defekti është te infrastruktura, duke filluar nga objekti i komunës, në të gjitha shkollat dhe të gjitha institucionet tjera, të cilat nuk kanë qasje për personat siç është z.Fetah Rudi, por kjo është çështja e dytë e krejt marrëveshjes me LDK, pasi së pari LDK nuk është duke e respektuar marrëveshjen që kemi”, thuhet në sqarimin e Begajt.

“Përndryshe, dua të ju kujtoj disa gjëra: e para, Komuna e Malishevës në vazhdimësi dhe unë personalisht, gjithmonë i kemi mbështetur personat me aftësi të kufizuara, dhe këtë më së miri mund të ju dëshmoj Qendra e Rehabilitimit në Malishevë (HANDIKOS), studentët me aftësi të kufizuara (në karrocë) për të cilët ndajmë bursa studimi dhe të tjerët.. E dyta, z.Fetah Rudi, nuk është nënkryetar i Komunës së Malishevës. E treta, në marrëveshjen që kemi me LDK-në, nuk është e përcaktuar kjo. E katërta: LDK nuk e ka respektuar marrëveshjen ( së paku jo deri më sot) dhe e fundit fare ju bëj thirrje të gjithë atyre që qëllimisht apo jo qëllimisht më kanë keqinterpretuar, ti ndalin këto shpifje në adresën time dhe e ftoj edhe degën e LDK-së që të deklarohet zyrtarisht rreth kësaj çështje, e cila, për qëllime politike, është keqinterpretuar në opinion”.

“Unë e konsideroj të pasinqertë grupin që merret me këto shpifje, dhe kujtoj se ai grup po i njëjti është që nuk e ka lënë Fetah Rudin as të fitoj vota për Asamblenë Komunale dhe së fundi as në vet degën e LDK-së”.

“KMDLNJ-së, ja kujtoj se këtu nuk bëhet fjalë për punësim, por për një marrëveshje politike mes dy subjekteve”, thuhet në sqarim. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ti je për mua një krijesë e trishtë

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese. Përktheu: Orjela Stafasani Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e...

Parashikohet rënie e temperaturave në javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për javën e ardhshme parashihen ulje e temperaturave të vlerave ekstreme dhe reshje të shiut. E hëna...

Lajmet e Fundit