7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Suhareka me aparatura moderne për dializë, por nuk jep shërbime

Përveç Qendrës së Hemodializës në Rahovec, edhe Qendra e Hemodializës në Suharekë tashmë është lënë në haresë. Në Komunën e Suharekës ndërtimi i Repartit të Hemodializës kishte nisur në vitin 2013, derisa për këtë repart nga Franca kishin marrë si donacion edhe aparaturat e nevojshme për dializë.

Megjithatë Reparti i Hemodializës vazhdon të jetë edhe më tej jofunksional. E kjo gjë po kritikohet nga asamblistët e kësaj komune.

Nexhat Ramadani, asamblist nga radhët e LDK-së, ka thënë për “Zërin” se funksionalizimi i kësaj qendre kishte qenë premtim i kryetarit të kësaj komune, por një gjë e tillë ende nuk është realizuar.

Ai ka thënë se si opozitë kishin pasur dyshime se dhënia e një shërbimi të tillë në këtë komunë do të mundë të realizohej. “Ky ka qenë një prej premtimeve të kryetarit për të cilin ne si opozitë kemi pasur dyshimet tona, sepse krijimi i Repartit të Dializës kërkon kushte të veçanta. Kjo ka rezultuar me atë që kjo gjë nuk është realizuar dhe sot nuk është funksionale ajo. Është diskutuar disa herë në asamble dhe gjithmonë është marrë me skepticizëm që kjo gjë mund të realizohet. Sot po bëhet një politikë më shumë populiste e jo e sinqertë vetëm për të hutuar njerëzit, pa bërë analizë dhe pa qenë të sinqertë se mund të realizohet kjo ose jo”, ka thënë ai.

Ramadani ka thënë se një nga arsyet e mosfunksionimit të Repartit të Hemodializës në këtë komunë ka qenë personeli mjekësor, shkruan gazeta “Zëri”.

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Lajmet e Fundit