8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Suharekë: Arrestohet hajni i xhepave, dyshohet se vodhi nga të moshuarit

Policia në Suharekë ka arrestuar një 61 vjeçar me inicialet A.S nga Prishtina nën dyshimet të ketë kryer pesë raste të vjedhjeve në xhepat e qytetarëve të Suharekës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Vjedhjet kryesisht raportohet të kenë ndodhur në qendra tregtare, njërin nga tregjet e qytetit si dhe nëpër shtëpi etj.

Sipas policisë, vjedhjet janë regjistruar të kenë ndodhur kryesisht në xhepat e qytetarëve dhe mashtrimet janë bërë kryesisht te njerëzit e moshuar dhe te pensionistët./klankosova.tv/.

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Lajmet e Fundit